Mbi vdekjen apo vrasjen e një lisi

Postuar në 23 Qershor, 2012 07:26
Fatos Lubonja

Të dashur qytetarë të Tiranës, veçanërisht të dashur artistë, piktorë dhe skulptorë të Tiranës. Besoj se të gjithë e keni parasysh një pemë lisi gjigante, hijemadhe në lulishten përballë Galerisë së Arteve, të cilën shumë prej jush me siguri e kanë komentuar si gjënë më të bukur të atij vendi. Nëse ju kujtohet në vitet ’90, nën hijen e kurorës së tij kanë pirë kafe shumë qytetarë të Tiranës, veçanërisht artistë, pasi aty përbri ka pasur një kioskë. Kur u rregullua lulishtja, ai lis mbretëronte aty edhe më i bukur me kurorën e vet të plotë e gjigante.

Po ju jap një lajm të zi. Lisin e kanë prerë, e kanë rrafshuar. Ndoshta s’jua ka zënë syri këto ditë zhegu mungesën e tij. Edhe unë e mora vesh vetëm një ditë më parë nga dikush që kishte lexuar shkrimin tim mbi një tjetër masakër mbi pemët, atë të Parkut të Tiranës.
Pasi ju solla kumtin, po ju tregoj pak për historikun e kësaj peme. Ai lis ishte aty që në kohën kur është ngritur xhamia e Et’hem Beut, pra që në shekullin XVIII. Thuhet se Et’hem Beu mbolli aty lisa dhe jo rrape, sepse rrapet kanë nevojë për më shumë ujë dhe Tirana nuk ka edhe aq shumë, e ky ishte një lloj peme që s’ka shumë nevojë për ujë. Madje lloji i këtij lisi njihet si lis i Valonës (Vlorës). Në Jug e quajnë valonidh. Ky ishte i vetmi lis që kishte mbetur prej kohës kur Et’hem Beu e mbolli me këtë lloj lisi atë zonë. Kur është ngritur Galeria e Arteve, në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, tregojnë se inxhinierët dhe arkitektët zbatues të projektit e kanë spostuar katër metra ndërtimin, nga ku ishte parashikuar, që ky lis historik të binte mu në mesin e aksit të saj. E them këtë për të treguar se ai ka arritur t’u imponohet me historinë dhe bukurinë e vet edhe pasardhësve shpirtërorë të këtyre barbarëve që na qeverisin sot, që e urrenin aq shumë botën e vjetër, ngase donin të linin kudo vetëm gjurmën e tyre.

E prenë, e vranë, të dashur miq, më të vjetrin banor të Tiranës. Dhe asnjë zhurmë nuk u bë. Duket sikur të jetë një njeri që e kanë vrarë natën, hajdutshe, pasi e kanë grabitur dhe e kanë hedhur në ndonjë kanal dhe familjarët s’bëzajnë se kanë frikë nga vrasësit.
U interesova të marr vesh shkaqet, pasi m’u duk akti më absurd në botë, ngase aty – thashë me vete – nuk besoj se ka ndër mend kush të ngrejë ndonjë pallat. Variantet që dëgjova ishin disa. Më i rëndi ishte ai sipas të cilit para një viti, te

Galeria paska bërë festën e 4 korrikut Ambasada Amerikane dhe se këtë vit duket se duan ta bëjnë përsëri aty dhe njerëzit e sigurimit të Ambasadës paskan shkuar të bëjnë verifikimin e vendit. Aty atyre u paska tërhequr vëmendjen se lisi dyqind-e-ca-vjeçar i Et’hem Beut ishte duke u tharë dhe u paska shkuar në mendje se prej tij mund të bjerë ndonjë degë, dhe kaq mjaftoi, të dashur miq, që servilët e servilëve të servilëve të marrin vendim ta presin. Vajmedet i bie ndonjë degë e tharë mbi kokë ambasadorit, ku të futemi ne pastaj, që për mikun tonë, për aleatin strategjik, presim koka shqiptarësh e jo më një pemë? Të them të drejtën unë nuk e besova këtë histori. S’ka mundësi, thashë, se edhe ata të sigurimit të Ambasadës kafshë nuk janë – veç në qofshin shqiptarë.

Prandaj u thellova në kërkim të shkakut. Një variant tjetër që dëgjova, edhe më djallëzor, ishte ai se barbarët ia kishin vënë syrin lisit sepse atje duan të vendosin një nga ato monumentet absurde të konkursit për 100-vjetorin e pavarësisë, dhe kanë shfrytëzuar amerikanët për qëllimet e tyre. Më thanë po ashtu se pema fisnike qe tharë vërtet dhe se shkaku i tharjes ishte ngaqë atje shkonin natën dhe pshurrin njerëzit. Prapë m’u duk e pabesueshme. Ky zakon i vjetër i shqiptarëve që pshurrin rrëzë pemëve nuk më duket kaq vrastar. I telefonova një mikut tim, për të cilin më thanë se kishte qenë atje me dy specialistë të Ministrisë së pyjeve, për ta parë lisin të rrëzuar përtokë. Sipas tij, specialistët kishin thënë se qe bërë gabim prerja aq shpejt, se Bashkia nuk ka ekspertë pyjesh, madje se kishin vënë re në degët e tij sythe dhe se trungu brenda ishte i shëndoshë. Po ashtu kishin thënë se edhe nëse ka vdekur, kjo ka ndodhur nga pakujdesia apo padija, pasi këto pemë jetojnë shumë më gjatë. Një tjetër që pyeta, më shumë me hamendje, më tha se lisin kanë nxituar ta presin ata që u është dashur druri i tij për ta përdorur për parket a për mobilie për shtëpinë e ndonjë bosi. Nuk mungoi edhe varianti i dikujt që më tha se ka gjasë që atje të planifikojë ndonjë mik i Bashës a i Berishës ndonjë parkim, dhe kjo pemë historike i prishte punë.

Nuk marr përsipër të gjej shkakun. Di të them se fakti që shpjegimet që jepen për prerjen e këtij lisi janë të kësaj natyre flasin shumë për klimën e raporteve që kemi me institucionet tona publike. Di të them po ashtu se Bashkia, që e ka pasur në administrim, ka për detyrë të sqarojë qytetarët e vet dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë. Edhe Instituti i Monumenteve edhe Galeria e Arteve, si institucioni që e kishte kurorën e këtij lisi në oborrin e vet, duhet t’u thoshte një fjalë qytetarëve, e veçanërisht artistëve. Ndoshta këta të fundit mund të kishin edhe ndonjë ide se ç’duhej bërë me këtë pemë historike nëse ishte tharë vërtet. Po ashtu them se edhe Ambasada Amerikane, për të cilën qarkullon akuza se u bë ajo sebepi i prerjes shpejt e shpjet të lisit, duhet të sqarojë nëse e ka kërkuar ajo një prerje të tillë apo jo. Aq më tepër që vetëm një ditë më parë, ambasadori Arvizu organizoi një aktivitet të lavdërueshëm për të sensibilizuar aktivitetin qytetar me titull “Act now” (Vepro tani) dhe fakti që një bashkëqytetar dyqindepesëdhjetëvjeçare i kryeqytetit pritet kësisoj, pa asnjë njoftim, flet shumë për atë se sa përfillet qytetari në këtë vend. E po qe e vërtetë se kanë nxitur ata prerjen në këtë mënyrë, uroj që ambasadori “të veprojë tani” duke mos e bërë festën e këtij viti atje. Sepse mendoj se, për të hequr çdo dyshim se lisi ishte i pashpresë, Bashkia mund të kishte pritur që njerëzit ta shihnin të tharë përfundimisht gjatë verës apo edhe që ekspertë, si ata për të cilët fola, të ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre.
Sidoqoftë, ishte i tharë lisi apo e kanë prerë pa u tharë, një gjë është e sigurt sipas meje: se vdekja apo vrasja e kësaj peme nuk është një punë e rastësishme natyrore, por ka lidhje me agoninë shpirtërore të shoqërisë shqiptare.

Dihet se një lis nuk jeton dyqind vjet, por shumë më tepër, po të kesh kujdes mbi të. Para një viti kam parë në Greqi një lis 800-vjeçar. Për të mbajtur një degë të tij që varej kishin ngritur dy kolona betoni. Dhe ky ishte në një fshat të gadishullit Pilion, jo në qendër të Athinës. Një mikja ime zvicerane ka hedhur në gjyq Bashkinë e Zyrihut në mbrojtje të disa pemëve të vjetra që janë rreth njëqind metra larg shtëpisë së saj, dhe ka shpenzuar deri tani disa mijëra euro nga kuleta personale për gjyqin. Të dyja palët kanë sjellë ekspertët e tyre për të parë gjendjen shëndetësore të pemëve. Ajo ka fituar shkallën e parë, Bashkia të dytën dhe çështja vazhdon ndërkohë që ajo ka mbështetjen e mediave.

Lisi ynë dyqindepesëdhjetëvjeçar i Et’hem Beut ishte njëherësh edhe shumë i ri për të vdekur, edhe shumë i vjetër dhe i vyer. Ai, siç thashë, ishte ndoshta i vetmi dëshmitar i mbetur i jetës së kryeqytetit thuajse që nga krijimi i vet. Një pemë e tillë duhet të ishte ruajtur si sytë e ballit, si ato gjërat e shenjta që bashkojnë të shkuarën me të ardhmen, individin me shoqërinë. Pse është bërë aq pak për ta ruajtur? Si është e mundur që s’pati asnjë reagim kur u pre, asnjë ndjeshmëri për t’u shpjeguar qytetarëve se prerja ishte një gjë e paevitueshme; asnjë zi për vdekjen e tij nëse ajo ishte natyrale? Përgjigjja ka lidhje me mjerimin shpirtëror të barbarëve që e kanë kryer prerjen. Vdekja apo vrasja e atij lisi dhe heshtja që e rrethoi këtë akt është një kumt i zi që u shtohet kumteve të përditshme të zeza të arrogancës që prodhon realiteti ynë i udhëhequr nga babëzia e individëve që nuk shohin dot përtej barkut dhe pushtetit të tyre. Zhdukja e kurorës së gjelbër të atij lisi dhe e hijes së saj është metaforë e vdekjes apo vrasjes te ne të qenies sonë shoqërore, që po humbet përditë sensin e përkatësisë, sensin e së shkuarës dhe sensin e së ardhmes, hijen e paqes shpirtërore dhe ngjyrën e shpresës.

Panorama

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Ne radhe te pare pema quhet Valanidh.Rritet vetem ne gadishullin e Karaburunit ne menyre natyrale dhe ne asnje vend tjeter te Europes dhe Botes.Eshte nje bime autoktone qe rritet vetem ne Shqiperi.Pikerisht per kete quhet dhe Valanidh,nga emri Valona(Vlora).Shqiptaret s.Lubonja nuk kane ndjeshmeri per njerezit qe vriten,ti flet per nje Valonidh.Kete ndjeshmeri e kane ne Zvicer dhe ne Europen Perendimore,prandaj jane dhe te zhvilluar.Kafsha i Vicidolit ka vrare me dhjetra e qindra njerez qe nga viti 1997, dhe Shqiptaret vazhdojne ta votojne ne nje pjese te konsiderueshme te tyre.Ata vazhdojne te besojne dhe thone se edhe per 4 te vraret e 21 janarit fajin e ka Rama qe i nxorri ne proteste dhe jo ata qe shtine me plumb ne mish.Ne uemi kafehe si komb z.Lubonja.Kur te behemi njerez ne Shqiptaret mund te flasim per keto qe flet ti.Shkrimi jo eshte me vlere per ne perendim,jo per ne Albanistan.Me siguri pushtetaret e sotem jane shkrire se qeshuri kur kane lexuar shkrimin tend,pa e kuptuar se po qeshin me vehten e tyre.

Submitted by Anton (not verified) on

Labo, nqs ste ka ardhur lajmi ende po ta them une qe ka gardiste qe po gjykohen ne burg dhe ne arrest shtepie per kater te vraret e 21. Janarit.

Sa per "Kafshen e Vicidolit" te ftoj te na tregosh pak per "Kafshet e Vlores" qe vrane njeri tjetrin muaj te tere.

Submitted by edlira (not verified) on

Z. Lubonja, mesa mbaj mend ke qene nje mbeshtetes i vazhdueshem i Bashes gjate fushates zgjedhore. Piji lengun tani.

Submitted by albani (not verified) on

Z. Lubonja! Nuk jam i sigurt nese do e lexosh kete koment apo jo, por dua te them se shkrimi juajeshte shume prekes, shume i vertete, trondites dhe domethenes. Ne, te gjithe ne, ka vite qe nuk jemi me njerez me ndjenja, njerez qe duhet te mendojme per te ardhem e Shqiperise, te shqiptareve, per te ardhmen tone dhe te femijve tane. Perse ka vdekur ndjenja e reviltes dhe e protestes tek ne?

1) 50 % e popullsise jane me PD, pra me Sali Berishen. Kjo pjese e vleresueshme e shoqerise, miraton dhe mbeshtet dhe merr pjese ne cdo gje qe bie ndesh me inbteresat e shoqerise.

2) 70% e popullsise, ne pergjithesi dhe ne menyre te vecante ne Tirane, jane te ardhur, "veriore", apo sic duan te thone disa maloke. U mungon kultura dhe edukata qytetare (duhen nja dyqind vjet qe ta rrine kete). Edhe kur shohin dicka qe nuk shkon, nuk veprojne se u duket sikur veprojne kunder Sali Berishes.

3) Nga keta (1 dhe 2), ka nje numer te vogel "intelektualesh" te llojit Frrok Cupi, Kujtim Cashku, Henri Cili,  Artan Spiun Hoxha, Artur Zheji, qe ne vend t'i bashkohen mendimit liberal qytetar, i servilosen Sali Berishes dhe qeverise e Familjes se tij, sepse me kete ata kane per4fitime te pallogaritshme.

4) 50 % e popullsise, qe perben edhe opoziten (duke futur edhe PS dhe partite e tjera ne opozite), nuk e kane ate force detyruese qe duhet te kete gjysma e popullsise ndaj gjysmes tjeter. Edhe kjo eshte e percare, ca nga brenda, ca nga veprimtaria percarese e Sali Berishes (Perca dhe Sundo - kete gje ai di ta beje shume mire), prandaj ajo eshte e pafuqishme qe t'i pergjigjet dhunes, forces, arrogances se qeverise.

5) Ata intelektuale qe i perkasin kesaj gjysme te popullsise, megjithe prirjet e tyre te drejta dhe te guximshme permes shkrimeve te tyre si Z. Mero Baze, Mustafa Nano, Andrea Stefani, Prec Zogaj, etj., jane te dobet perpara arrogances debatuese te Henri Cilit, Artan Hoxhes, Artur Zhejit, qe marrin vrull nga qevberia, te cilen e mbrtojne me fanatizem, por jo pa leverdi.

6) Pjesa me e madhe e shoqerise, jane indiferente, shohin punen e tyre dhe mendojne, duke e krahasuar me te kaluren, jane me mire, jetojne me mire, pavarsisht se shoqeria vuan nen trysnine e qeverise dhe te bemave te saj antishqiptare dhe jodemokratike.

7) Nje pjese e kesaj popullsie (no. 5), jane te friksuar nga pasojat: kasne femije, njerez te punesuar ne shtet, kane ndonje biznes qe nuk duan te shkaterrojne duke u bere opozite, etj. Nuk duhet te harrojme se ketu veprohet njelloj si ne ish-Jugosllavine e Miloshevicit, ka struktura te fshehta, te paidentifikuara, makin ap atarga me xhama te zinj, qe te rembejne, te torturojne dhe te zhdukin. Pra, terrori eshte ne shkallen me te larte.

8) Tirana, dhe Shqiperia jane rrethuar nga "maloket", te gjithe te armatosur dhe te gatshem per te marre armet per te luftuar kunder pjeses tjeter te "pabindur". Duhet vetem nje sinjal! Dhe ky sinjal eshte gati, prandaj njerezit heshtin! A i shihni njerezit tek protestopjne? Nje grusht i vogel, i paperfillshem per qeverine dhe per kryebashkiakun e Tiranes Z. Lul Vrases Basha.

9) Studentet, ata qe ben "ndryshimin e madh", ne vitet '90 (kjo nuk eshte aspak e vertete, cdo gje ka qene e inskenuar nga Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit), kane rene ne letargji. Ata duan vetem seks, droge, disko nga ora 22:00 derine oret e vona te mengjesit. Ku jane keta forca e fuqishme e shoqerise civile? A keni degjuar gjate ketyre 20 vjeteve qe studentet te protestojne per ndonje padrejtesi, per vjedhjen e votave, per vrasjen e njerezve gjate protestave, per shkaterrimin e Shqiperise dhe te Tiranes? Jo! Kurre! Dhe as mos shpresoni! Saliu e di rrezikun e tyre dhe "kujdeset" ne menyre te vecante qe atyre te mos u mengoje asgje!

Submitted by Alban (not verified) on

"Alban"

Shpresoj qe Lubonja mos ta lexoje kete shkrim sepse do ti vinte shume keq per lexuesit qe e ndjekin dhe qoft larg po na bi ne depresion dhe nuk shkruan me, dhe na mori lumi pastaj.

Po te citoj disa pjese te shkrimit tend bashke me komentet e mia modeste nga pas:

1) 50 % e popullsise jane me PD, pra me Sali Berishen. Kjo pjese e vleresueshme e shoqerise, miraton dhe mbeshtet dhe merr pjese ne cdo gje qe bie ndesh me inbteresat e shoqerise.

Kjo statistike eshte krejt e pabaze, dhe me e pabaze eshte edhe perkushtimi ndaj udheheqesit sic thua ti? Nuk konstatohet neasnje rast qe te jete keshtu. E qa me pak qe te miratojne te gjitha pelivanlleqet qe ben Saliu ne dem te shqiperise.

2) 70% e popullsise, ne pergjithesi dhe ne menyre te vecante ne Tirane, jane te ardhur, "veriore", apo sic duan te thone disa maloke. U mungon kultura dhe edukata qytetare (duhen nja dyqind vjet qe ta rrine kete). Edhe kur shohin dicka qe nuk shkon, nuk veprojne se u duket sikur veprojne kunder Sali Berishes

Ky eshte me fal per shprehjen GOMARLLEKU me i madh qe kam degju ndonjeher, e para sepse nuk jane 70% e te ardhurve ne pergjithesi nga veriu mor ti shok, shiko se po ja fut kot me shifrat. E dyta mos bej gabimin e madh te gjykosh nje pjese te madhe te popullit qe ti i perket dhe ta barazosh me nje qeveritar te keq. Ky esshte mekat ne rastin me te mire dhe paaftesi gjykimi ne rastin me te mire.

Ata intelektuale qe i perkasin kesaj gjysme te popullsise, megjithe prirjet e tyre te drejta dhe te guximshme permes shkrimeve te tyre si Z. Mero Baze, Mustafa Nano, Andrea Stefani, Prec Zogaj, etj., jane te dobet perpara arrogances debatuese te Henri Cilit, Artan Hoxhes, Artur Zhejit, qe marrin vrull nga qevberia, te cilen e mbrtojne me fanatizem, por jo pa leverdi.

Ketu biem dakort pjeserisht Arrogant dhe plera per CILIN, HOXHEN, ZHEJI deri diku.

Por kujdes kur i drejtohesh me Intelektuale Mero Bazes paraardhesit te Flamur Nokes ne PD, mik i familjes se kryeministrit edhe kur per faj te tij digjej shqiperia ne 97. Edhe me kujdes per Prec Zogajn, anetar i kryesise se PD i cili mbronte berishen me te njejten paftyresi sic ssot e sulmon me te drejte, por pa harruar qe mund te behet servil edhe me i madh i Rames sepse Ujku qimen e nderron Por zakonin nuk e harron. Per MUC NANON respekt personal vetem per nje gje, eshte i vetmi burr me dy kembe qe i thote vetes analist qe i ka the berishen ti je Kriminil ne OPINION te Fevziu, pa iu dridhur qerpiku fare. Sa per Andrea Stefanin eshte njei rreshtuar dhe vetem kaq. nuk meriton te quhet i pavarur sepse termi Intelektual mund ta gezojne shume njerez ne kete vend, por te maresh persiper te ndertosh opininin publik duhet B...th shoku jo pacavure si kto qe dalin per cdo gje te japin mend, nga garat me buburreca ne indi deri tek Bashkimi kombetar.

8) Tirana, dhe Shqiperia jane rrethuar nga "maloket", te gjithe te armatosur dhe te gatshem per te marre armet per te luftuar kunder pjeses tjeter te "pabindur". Duhet vetem nje sinjal! Dhe ky sinjal eshte gati, prandaj njerezit heshtin! A i shihni njerezit tek protestopjne? Nje grusht i vogel, i paperfillshem per qeverine dhe per kryebashkiakun e Tiranes Z. Lul Vrases Basha.

Duhet nje fudullek i pamatur qe te besh pohime te tilla, te kujtoj zotrote se nga veriu vec te mira i kane ardh shqiptareve, kujtoj se komunistet ne veri jane pritur me pushke dhe e kane nenshtruar veriun ne fund te viteve 50. Por kjo pak rendesi ka, nuk e durojn dot verioret por as jugoret nenshtrimin e kemi vertetuar me kohe kete gje, tani ti mer pergjegjesine mbi shpatulla te pohosh se 50% e pupullit najetoka ne tmerr e sketerr sepse jane rrethuar nga verioret me arme ne duar. Dil njeher ne veri nqs te bie rruga dhe shio sketerren qe jetojne, pa drite elektrike, pa uje ne kufijt e sketerres gjithashtu ne jug ka te tilla pamje. Nqs ti mendon se Veriun e komadon berisha ateher nen urdhrat e Rames eshte Jugu hahahahah me fal nuk mund ta baj dot gazin. Koha e vilajeteve ka perfunduar para 200 vjetesh or zotni. O jeton me kohen ose ajo te nxjerr te marre KUJDES.

Duke shpresuar qe te mos kemi keqkuptime vec kendveshtrime te ndryshme nga njeri Alban tek Tjetri.

Te pershendes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.