Njeriu i mirë Nishani-President: kundër interesit publik, kundër interesit të PD-së

Postuar në 16 Qershor, 2012 03:58

Presidenti u zgjodh. Është ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, një politikan i urtë, njeri korrekt, pa asnjë rekord negativ në konfliktualitetin politik brenda PD-së apo jashtë saj, i papërfolur për korrupsion apo për afera me krimin dhe korrupsionin. Deri këtu gjithçka mirë. Urime dhe suksese për Presidentin e ri, njeriun e mirë, Bujar Nishani. Tashmë që ai u zgjodh, nuk mbetet veçse të mbështetet nga gjithkush, t’ia dalë mbanë detyrës më të vështirë në Republikën e Shqipërisë.

Por procesi që e çoi atë President të Republikës, detyra e lartë që ka marrë përsipër, si dhe ata që e emëruan në këtë post, meritojnë një analizë dhe gjykim mbi këtë që ndodhi në sfondin e një procesi politik tejet të ngarkuar, delikat dhe kontekstualisht nga më të vështirët në këto 22 vjet të demokracisë së re shqiptare. Kjo sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Paraprakisht mund të thuhet se, pavarësisht se çfarë ndodhi, për faj apo për meritë të kujt, përfundimi është ky: një President i Republikës si Bujar Nishani është një zgjedhje kundër interesit publik, është po ashtu një zgjedhje kundër vetë interesit të shumicës në pushtet, PD-së në radhë të parë.

Procesi: E vërteta e do ta themi ashtu sikurse është: Sali Berisha, falë presionit pozitiv të partnerit të koalicionit, Ilir Meta, dhe presionit të opinionit publik dhe miqve ndërkombëtarë, me mikun e paanshëm të demokracisë shqiptare, ambasadorin Arvizu në krye, e tejkaloi vetveten dhe në 3 raundet e para iu fut një procesi, serioz dhe i përkushtuar, për të gjetur me opozitën e Edi Ramës dhe me Ilir Metën, partnerin e vogël të koalicionit, një kandidat konsensual, të pranuar nga opozita, nga opinioni publik e faktori ndërkombëtar. Lista e emrave që ai paraqiti publikisht, në tavolinë me partnerët dhe kundërshtarët, apo pas kuintave të politikës, nuk ishte gjasme: ishte e vërtetë, ishte e hapur, ishte e qartë dhe shkonte në drejtimin e kërkuar nga opinioni publik. Për këtë mjaftojnë 3 ilustrime: Xhezair Zaganjori, Artan Hoxha dhe Arben Imami. (Nuk është faji i Sali Berishës që dy kandidatët e parë, brilantë, nga sfera të ndryshme të publikes, jashtë politikës, nuk patën guximin e mjaftë të pranonin edhe dafinat edhe domatet e prishura, që natyrshëm ka ngjitja në majë, në këtë rast: kur bëhesh President i Republikës.) Sa i takon Arben Imamit, ministrit aktual të Mbrojtjes, një emër sinjifikativ i politikës shqiptare, ilustrimet janë disa: një nga liderët e Lëvizjes së Dhjetorit, luftëtar gati epiko-idealist, në betejat demokratizuese kundër Sali Berishës e përkrah të majtës shqiptare dhe shoqërisë civile të kohës, me Edi Ramën në krye gjatë gjysmës së parë të viteve ‘90, pastaj bashkautor i Kushtetutës me të ndjerin Sabri Godo, e ministër i reformave të rëndësishme në qeveritë socialiste. Kurse në fillim të viteve 2000 e këtej ka luajtur një rol po ashtu tepër dinjitoz në reformimin e ristrukturimin ideologjik të PD-së dhe të djathtës shqiptare. Ofrimi prej Berishës i këtyre tre emrave, dinjitozë, me prova e dëshmi të rëndësishme në jetën e tyre profesionale dhe civile në shërbim të interesit publik dhe ideve të tyre, që të tre të hedhur poshtë me ligësi dhe destruktivitet nga kryetar i opozitës, Edi Rama, dëshmon për disponibilitetin e qartë, të shfaqur dhe publikisht të Sali Berishës gjatë 3 raundeve të parë për të pasur një president konsensual.

Në raundin e katërt Berisha befasisht luan kartën e kufizimit, të mbylljes në vetvete të shumicës dhe e kthimit te formulat politike kufizuese, me të cilat, paradoksalisht, e nisi që prej shtatorit të vitit të kaluar debatin e presidentit. Në ato 3 orë delikate të mazhorancës së të hënës, ai iu kthye zgjidhjes “Nishani”, një zgjidhje tepër e limituar në profil, në emër të përveçëm, në bazën e ngushtë përfaqësuese, në pamjaftueshmërinë intelektuale dhe politike për të qenë një kënaqje e aspiratës së opinionit publik dhe atij ndërkombëtar rreth emrit dhe profilit të Presidentit të Republikës që common sense-i publik ka ndërmend për një post aq të lartë. Në 100-vjetorin e saj, sidomos kur mendon se republika jonë e nisi me Ismail Qemalin dhe e mbyll me zotin Nishani president. E vetmja arritje e kësaj zgjidhjeje të minutës së fundit, apo ndoshta të minutës së parë, nëse Berisha e kishte ndërmend, është shmangia e profileve të larta partiake agresive nga PD-ja. Profile që do të ishin jo vetëm një garanci për agresivitet e të papritura në presidencë, por dhe një përzierje e sigurt në lojën brenda partiake të pozitës dhe opozitës, gjë e natyrshme kur në presidencë vjen një figurë me profil, ambicie e përfaqësim të lartë në krye të shtetit. Rasti Topi është një mësim i mirë për këtë. Çdo gjë tjetër lidhur me zgjidhjen Nishani është e mangët.

Aktorët: Berisha, aktori kryesor i kësaj zgjidhjeje, në fakt nuk arriti asgjë nga sfidat që kishte përpara nga opozita, Brukseli, Washingtoni dhe opinioni publik, pavarësisht nga shkaqet objektive apo subjektive që sollën në skenë “zgjidhjen Nishani”. Berisha nuk ka zgjidhur asgjë nga sfidat dhe objektivat që ai ka përpara: të arrinte një kompromis me opozitën, për të fituar statusin e kandidatit në vjeshtën e këtij viti; të fitonte qetësimin e opinionit publik lidhur me pandehmën alarmante që është më shumë se kurrë në këmbë: A do të penalizohet Shqipëria, dhe a është ajo e rrezikuar, kur, paradoksalisht, ndodhi ajo që duhej evituar dhe kërkohej të evitohej nga të gjithë: Shqipëria ka për president “ministrin e 15-të të kabinetit”. A do të jetë ai në një monitorim të rreptë dhe paragjykim konstant nga Brukseli dhe Washingtoni tani e tutje lidhur me alarmin tashmë të shndërruar nga potencialitet, thuajse në realitet, të krijimit të një vertikaleje pushteti nga Presidenti i Republikës, SHISH, Prokurori, Gjykatat e Lartë dhe ajo Kushtetuese e deri te Bashkia e Tiranës e kontrolluar nga Sali Berisha? Ky është guri sizifian që Berisha duhet të mbartë në shpinë në sfidat e ardhshme politike, sidomos në funksion të zgjedhjeve të 2013-ës, të cilave ky bilanc politik do t’u rëndojë padrejtësisht mbi shpinë një shumicë ndërkohë kaq të ngushtë e të konsumuar nga 8 vite pushtet. Në vend që të kishte një zgjidhje për presidentin që i jepte marzh shumicës për të manovruar politikisht me një mandat të tretë, Sali Berisha dhe koalicioni i tij do të vuajnë si kosto një mbi-pushtet që nuk i duhet dhe aq, por sidomos një mbi-pushtet që është joshës në pamje afat-shkurtër për është anti-elektoral për garat elektorale të së ardhmes. Si përfundim, “Zgjidhja Nishani” ishte një zgjidhje anti-elektorale për PD-në, pra kundër interesit të saj strategjik.

Profili. Ndërsa theksuam të gjitha rekordet pozitive të Shkëlqesisë së Tij, Bujar Nishani, në krye të shkrimit, duhet të themi gjithashtu dhe tjetrën: Bujar Nishani nuk ka dëshmuar deri tani asnjë element që mund ta bënte atë një President probabël për të qenë i suksesshëm në detyrën e re. Edhe pse ai përfiton nga mos-paragjykimi që duhet të kemi kur dikush nis një detyrë, gjatë karrierës së tij politike ai nuk ka asnjë rekord për të qenë një president mbi palët, një president që mund të përballojë presionin e shumicës, ose më saktë të shefit të tij të deri-djeshëm Sali Berishës. Nuk ekziston asnjë dëshmi, publike ose jo, që ka autoritetin e përshtatshëm për të qenë i pavarur apo autonom, për të marrë vendime të pavarura në favor të interesit publik, pavarësisë së institucioneve, balancimit të tyre e kështu me radhë. Sfidat e një presidenti janë që njëkohësisht të mos konfliktohet me shumicën, por të mos jetë noter i saj; të mos vihet në shërbim të opozitës, por të përfillë pjesën tjetër të popullit opozitar që opozita përfaqëson, të jetë luajal ndaj partnerëve ndërkombëtarë euro-atlantikë lidhur me mirëfunksionimin dhe pavarësinë e shërbimeve sekrete, prokurorisë, drejtësisë, këshillit të lartë të drejtësisë, gjykatave të larta të vendit.

Profili i tij i deritashëm edhe pse korrekt, është i pamjaftë për të qenë ai presidenti i formatit për të realizuar këto sfida, të cilat fillojnë shpejt, shumë shpejt, që janë dekretet e para që e presin në tavolinë: SHISH, Prokurori i ri i Përgjithshëm, vendet bosh në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, beteja për drejtësinë e pavarur dhe profesionale në KLD etj.

E mira do të qe, që të gjitha këto paragjykime në nisje të rrugëtimit të tij presidencial, ai t’i hidhte poshtë më vepra, por druaj se do ta humbë këtë betejë, o në një drejtim o në një tjetër. Ose ka shanse të bëhet, sikurse e paragjykon opozita, “një noter i Kryeministrit”, ose mund të ndodhë dhe parodia tjetër, të shkojë në të kundërt, që sot mendohet më pak, por që nuk përjashtohet: të hyjë në konflikt me shumicën e të instrumentalizohet gjetkë e për arsye të tjera kundër saj, si paraardhësi. Që të dyja të dëmshme për interesin publik. Ndaj me “zgjidhjen Nishani” ka dalë i humbur dhe interesi publik. Në këto kushte, Zoti e ndihmoftë Presidentin Nishani! Për të mirën e Shqipërisë. I vetmi urim për të cilin ai ka realisht nevojë.

Mapo

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Sa merak e ke rrjedhjen e votes se PD-se more Cili.Apo ke hall bizneset e tua??

Submitted by Anonim (not verified) on

Cili kur erdhi nga fshati kerkonte gure per te fshire b.... se nuk e dinte qe mund te fshihej edhe me leter ose te lahej, si rezultat nga qe nuk gjente dot gure e linte pa fshire dhe ju ngjit m... ne b... u detyrua n/mjeku i shkolles ti priste qimet e b.... se desh plasi,prandaj ne cfardo gjeje qe ben, ose thote Cili bije ere te qelbur, pra eshte qelbesire, ose si thote Fatos Lubonja trap i trapve.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Pershendetje Anonim,

Po te shkruaj pasi me pelqeu jashte mase pershkrimi i shkurter dhe thelbesor qe i ben figures se HENRIT te XXI (behet llafi per shekullin)

Une kam bere nje pershkrim per CICIN disi te gjate ne krahasim me tuajin. E quaj zvarranik, sahanlepires, nje gelbaze qe ben gjithcka per mbijetese etj..... Eshte i nje kallepi me Artan Hoxhen dhe me kete GUXHOLLIN qe na doli sot  e me qindra te tjere bajga te kopese se KAPOBANDES.....

Por pershkrimi qe i ke bere qenka IDEAL.

Une nuk e kuptoj perse gazetare si Mustafa Nano etj....,  pranojne te ndotin faqen e internetit, ekraneve dhe gazetat e tyre me PACAVUREVE dhe LLOXHRA si ky HENRIKU dhe ia ARTAN HOXHA. Jane njerez pa vlera dhe jashteqitje njerezore..... qe edhe po te perpunohen nuk behen dot as kompost per token...., pasi kane doza te larta UREJE dhe mbetje te tjera te demshme per jeten ne Toke..

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Cili mund te pershjruhet akoma me shkurt.Ka nje perkufizim te sakte per njerezut si Cili ne Europe.Ata pershkruhen me dy fjale.PROSTITUTA INTELEKTUALE.Cili ushtron me se miri prostitucion intelektual,pa asnje problem moral e intelektual.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Pershendetje Labi Vlore,

Po ku me dole tamam aty ku doja une. Para disa ditesh kam shkruar dicka per Meten... Ja cfare shkruaja nder te tjera:

Gjithe veprimtaria politike, por kryesisht kjo e fundit e Metes me duket kurveri e paster politike.

Me pas shkruaja:

(Meta) Eshte i afte qe per te fituar para dhe pushtet, qofte ne menyren me te piset te mundeshme te beje gjithcka. Per pushtet kete e ka bere me Bishen. Per para e ka bere ne videon e Prftit. Te pakten keto i dime dhe nuk kemi nevoje per prova, pavaresisht se Shpresa e Becajve e Gjykates se Larte, i ka dhene certifikaten e virgjerise. Ilir Meta i coi Asaj vajzen ne Vjene ne ambasade.

Veprimin e asaj gjykate tani e krahasoj me ate qe nje punonjese e regjur seksi me licence, merr certificate virgjerie nga mjeku i lagjes……, per t’ua treguar femijeve te lagjes per mos ta share kurve……

I TILLE ESHTE EDHE HENRIK CICI.  Jane kurva politike qe e mbulojne kurverine e tyre me ndonje certifikate qe u jep doktori...... Ben cdo gje anti-dinjitoze per mbijetese zvarritese....

LABI VLORE. Te them te drejten keta duhen lidhur tek KULACI I MISTOS dhe duhen peshtyre deri sa te mbyten nga peshtyamat e vlonjateve....., bashke me Artan Hoxhen e shume te tjere... specie te shemtuara.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Kur Vlonjatet u ngriten ne Revolte popullore kunder regjimit te Saliut Te pare,mbas rrezimit te tij shume njerez ne Shqiperi talleshin dhe thoshin.Ju Vlonjatet jeni budallenj.U ngritet ne Revolte dhe u vrate me njeri - tjetrin.Nuk e falenderonin aspak Vloren per largimin e Saliut.Kurse tani degjoj se Vlora duhet te ngrihet perseri kunder regjimit te Saliut te dyte ngaqe ai po vendos perseri diktaturen.Une them se Kete here e ka radhen Tirana e pjesa tjeter e Shqiperise.Vlora nuk ngrihet me kunder tij sepse ndihet e percmuar.Qeshte gjithe Shqiperia te pakten deri ne vitin 2002 me Vloren.E rrezoni tani Saliun pa Vloren.Vlora nuk kontribuon me ne kete drejtim ngaqe ne vitin 1997 e lane te vetme kunder Saliut te pare.Nese nuk e rrezoni dot pa Vloren,ta gezoni Saliun per jete e mot.Vlora asnjehere nuk e ka pranuar ne krye te vendit Sali Berishen.Vlores Saliu nuk ka cfare i ben.Turizmi ne Vlore ka per te vazhduar,ashtu sikunder tregtia me Italine e afert.Vlora do vazhdoje te zhvilloehet edhe pa deshiren e Saliut sepse zoti ja ka dhuruar te gjitha te mirat.Per buke ne Vlore nuk vdes askush.Ta gezoni Saliun dhe mos ju drejtoni me Vlores.

Submitted by Entela (not verified) on

Kam degjuar shpesh idiote te te gjitha kraheve me shprehje te tipit: Vlora e rrezoi Saliun, Vlora u ngrit kunder saliut, faji eshte i saliut qe nuk jua qiu robt vlonjateve etj. Vetem nje mendje akoma e pazhvilluar ben pergjithesime te tilla. Vlonjatet sikurse te gjithe shqiptaret jane te ndryshme mes tyre, ka nga ato qe votojne per PS, ka nga ato qe votojne per PD, ka qe e urrejne saliun sikur ka dhe qe e duan. Dhe asnjeri nuk mund te marre persiper te flase ne emer te vlonjateve, sic ben ky koqja me lart me pseudonimin "Labi Vlore".  Enveri fliste gjithmone ne emer te popullit dhe ja pame hajrin 45 vjet.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Vlora e ka bere detyren.

Nuk jam dakord aspak me ato qe thone dynjaja (Jo vlonjate) qe "Ju vlonjatet jeni budallenj, u ngritet ne Revolte dhe u vrate me njeri - tjetrin". Vlonjatet nuk u vrane me njeri tjetrin. Vlonjatet luftuan per liri ne vitin 1997 kunder pushtuesve fashist0-demokrate te kryesouar nga Sali Barbari dhe njeriu i dyte me i ZI i asaj  kohe Bsashkim Gazidede (qe mos gjefte paqe kurre nen dhe ku ka hyre). Per tua marre kete liri Sali Berisha organizoi bandat e tij kunder popullit te Vlores, Kakamet me shoke, SHIKUN Cecen vrau njerez te pafajshem, te rinj ne moshen me te bukur, sulmoi gjimnazin Ali Demi dhe ne fund u mposht me turp nga VLora.

Nja dy tre gjera duhen qartesuar.

E para. Vlora beri gabim qe e pranoi ate (me duket nja dy vite me vone).

E dyta. Lvora duhej te merrte fatet e veta ne dore kur pa qe Fatos Nano nuk po kerkonte drejtesi per gjakun e motrave dhe vellezerve vlonjate qe u vrane barbarisht nga Sali Berisha,  Bashkim Gazidede dhe bandat qe ai krijoi per te vrare Vloren.

E treta qe duhet qartesuar eshte fakti qe Vlora eshte vendi ku ka nisur jo vetem Pavaresimi i  Shqiperise, por mbi te gjitha CLIRIMI I SAJ. Tani Shqiperia eshte e pushtuar nga nje klike qe po e vjedh, po e shet, po e poshteron, po e vret dhe rivret, dhe mbi te gjitha po vret enderrat e Shqiptareve.

Eshte hera e fundit dhe cdo gje mendoj se perseri duhet te nise nga Vlora. Kjo per faktin se po nisen protesta ne Vlore, jo arme, plumba,  shkopinj, por as ushtri, polici, xhandermari e asnje trap i FNSH nuk do te guxonte te hynte jo me ne Vlore, por as ti afrohej as ures se MIFOLIT.

BARBARI e di qe nuk e kruan dot me Vloren, prandaj dhe NJEREZIT I KANE SYTE NGA VLORA.

Opozita duhet te krijoje seline qendrore ne VLORE, dhe perpara popullit te VLORES, (jo si mashtruesi Fatos Nano qe beri per kthimin e pareve) te betohet se kur te vije ne pushtet, gjene e pare qe do te beje eshte te C'BEJE SISTEMINN GJYQESOR dhe e dyta TE NDJERRE PERPARA DREJTESISE GJITHE KETA KRIMINELE QE NA VRANE  NA VODHEN DHE NA SHITEN.

Te betohem qe pas nje jave gjithe popullin e ke ne kembe ne cdo qytet. Pervec ADMINISTRATES, cdo njeriu i ka ARDHUR NE MAJE TE HUNDES. E dine qe ai te vret, te vjedh votat qe me pas te mbrohet nga gjykimi, nga BURGU, i TIJ dhe i FAMILJES se TIJ ne te cilen ka pjesetar qe ka GISHT NE KRIMIN E GERDECIT..............

TE SHKOJE OPOZITA NE VLORE, TE BETOHET PER KETO QE THASHE, DHE TE SHIKOSH SE CFARE BEHET PASTAJ. PASTAJ DO TE SHIKOHS EDHE ILIR METEN SE SI DO TI LEPIJE BYTHEN RAMES (por atehere duhet patjeter te jete vone per cdo kriminel dhe hajdut te atdheut tone)...............................

Submitted by voica (not verified) on

Ndyresi e pashoq je o CILI! Po, po, ja kaloke dhe HOXHES. Po si i ben biografine IMAMIT dhe nuk permend nje germe per ditet e '97 te Imamit. Po per dhembet e thyer ne '96 perseri te IMAMIT? E c'ti themi kesaj sipas teje? Na ben ne debila ti?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.