Arkiv-Lajme
Fillon gara e luajalitetit ndaj Berishës; duke sulmuar Topin
Të gjithë ata që janë përfolur deri më sot si mbështetës të Topit kanë filluar të bëjnë hesapet e tyre, dhe shumëkujt do t’i duhet të japë prova luajaliteti ndaj Berishës në mënyrë që të rekuperojë apo rinovojë besimin e këtij të fundit. Njëri syresh, Dashnor Sula, e kish filluar qysh sot këtë histori. E gjithë intervista në MAPO synonte të bënte të qartë se deputeti Sula (nuk ju kujtohet?
Rrokadë emrash në rrugët e Tiranës
Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi në mbledhjen e fundit të tij, riemërtimin e një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, përkatësisht segmentin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së Republikës me emërtimin "Ibrahim Rugova". Në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 29.9.2008 për emërtimin e pjesëve të territorit publik të paemërtuara në Bashkinë e Tiranës do të bëhen këto zëvendësime.
Aleanca Kuqezi e para në elektorat?
Në faqen e internetit të gazetës Shekulli po zhvillohet një sondazh online me pyetjen: “Nëse në zgjedhjet e 2013, veç dy Aleancave të zgjedhjeve të fundit, do të garonte edhe Aleanca Kuqezi, për kë do të votonit?” Deri tani kësaj pyetje i janë përgjigjur 1070 lexues dhe rezulton se Aleanca Kuqezi është e para me 42% të “votave”, e ndjekur nga Aleanca për të Ardhmen (PS + aleatë) me 38% dhe Aleanca për Qytetarin (PD + aleatë) me 20%.
Republikanët duket se e kanë kandidatin e tyre: Mitt Romney
Mitt Romney duket se do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit tjetër. Ai ka qenë qysh në fillim i vlerësuar si kandidati i vetëm që mund të përballet me Obama-n, por gjatë debateve të muajve të fundit spikatën shumë kandidatë të tjerë, stina e të cilëve mbaronte shpejt e shpejt. E para që shkëlqeu ish Michele Bachmann, heroina e grupimit Tea Party, por fama e saj zgjati sa një flakë kashte. Pas saj ish hera e guvernatorit të Texas-it, Rick Perry, por me të ardhur vjeshta, filloi të pengohej me këmbët e veta, derisa e humbi toruan fare në një debat televiziv.
Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
Është mbyllur festivali jubile i 50-të i këngës në RTVSh dhe ka qenë këngëtarja Rona Nishliu që ka rrëmbyer çmimin e parë, duke siguruar kështu një vend në Eurovision që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Baku të Azerbajxhanit.
Chavez dyshon se amerikanët i kanë ‚ngjitur’ kancerin
Presidenti autoritar i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ngritur dyshimin se amerikanët mund të kenë shpikur një teknologji sekrete me anë të së cilës mund t’i ngjisin kancerin liderëve të majtë latinoamerikanë.
“Mos t’ju duket e çuditshme që ata të kenë shpikur një teknologji që të na ngjisin kancerin, dhe që askush të mos e dijë?“, u bëri Chavez një pyetje retorike ushtarëve të tij në një bazë ushtarake, siç raporton BBC.
2011: Asgjë nuk ndryshon në Amerikë: Google, Facebook, Youtube dhe Apple kryesojnë.
Google mbetet faqja më e vizituar, ndërsa Facebook mbetet e rrjetit social më popullore, ndërsa Apple është ende prodhuesi kryesor i smartphone-ëve në botë. Kjo është renditja e përcaktuar nga ‚Nielsen’ për të pëcaktuar sjelljen e përdoruesve amerikanë të Internetin.
Mesazhet 2+1 të Presidentit të Republikës
Presidenti i Republikës ka folur në këtë fundvit dhe për Deutsche Welle-n. Mesazhet kanë qenë të shumta, por po veçoj tre me ndonjë parantezë timen.
I vihet flaka librit të Fevziut
Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.
Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.
Një tjetër paradoks i INSTAT-it: Rritje e ndjeshme e punësimit në fshat