Chavez dyshon se amerikanët i kanë ‚ngjitur’ kancerin

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 14:25

Presidenti autoritar i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ngritur dyshimin se amerikanët mund të kenë shpikur një teknologji sekrete me anë të së cilës mund t’i ngjisin kancerin liderëve të majtë latinoamerikanë.

“Mos t’ju duket e çuditshme që ata të kenë shpikur një teknologji që të na ngjisin kancerin, dhe që askush të mos e dijë?“, u bëri Chavez një pyetje retorike ushtarëve të tij në një bazë ushtarake, siç raporton BBC.

I trajtuar për kancer gjatë këtij viti, diktatori venezuelian Chavez e hapi këtë temë një ditë pasi Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, u njoftua publikisht se vuante nga kanceri në tiroide. Kjo e shtyu Chavezin t’i thoshte asaj: „Ne do të jetojmë e do të fitojmë“.

Veç presidentëve të Venezuelës dhe Argjentinës, edhe Presidenti i Paraguait Fernando Lugo, Dilma Rousseff e Brazilit, dhe paraardhësi i saj Luiz Inacio Lula da Silva kanë qenë diagnostikuar më parë me kancer, sipas BBC-së. 
Chavez, 57 vjeç, i ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme ShBA-të se po thurin plane për ta përmbysur e deri vrarë atë. 

Diktatorët njihen për paranoja nga më të ndryshmet, dhe Chavez nuk bën përjashtim.

n.s.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Me kete fjaline e fundit &nbsp;-&nbsp;Diktatoret njihen per paranoja nga me te ndryshmet, dhe Cavez nuk ben perjashtim - iu vu pika nje lajmi te &quot;objektiv, te paanshem dhe profesional&quot; !</p>

Submitted by G.L (not verified) on

<p>Edhe Shakespear - i, mbylljen e Makbethit (Fundi i Makbethit eshte fundi i cdo tirani) thua ta kete pas me tiranin e Vucidolit apo eshte nje pohim universal? Dhe te jem e sinqerte, fundi i Makbethit s&#39;jam sh e sigurt qe eshte eshte i cdo tirani...qe cdo tiran ka paranoja nga me te ndryshmet s&#39;e luan topi. Dhe eshte e kuptueshme...tek e fundit te gjithe presim ne heshtje nje dite kur do na rimbursohet cfare kemi dhene ne kete jete!</p><p>Tung!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.