2011: Asgjë nuk ndryshon në Amerikë: Google, Facebook, Youtube dhe Apple kryesojnë.

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 13:08

Google mbetet faqja më e vizituar, ndërsa Facebook mbetet e rrjetit social më popullore, ndërsa Apple është ende prodhuesi kryesor i smartphone-ëve në botë. Kjo është renditja e përcaktuar nga ‚Nielsen’ për të pëcaktuar sjelljen e përdoruesve amerikanë të Internetin.

Google fiton vendin e parë në mesin e faqeve më të vizituara të Amerikës në Web, me një mesatare prej 153.400.000 vizitorë unikë në muaj. Facebook është rrjeti më i popullarizuar social me një mesatare prej 137.600.000 përdoruesish në muaj, në një distancë nga Blogger me 45.700.000  dhe 23.500.000 persona nga Twitter.com. YouTube me 111.500.000 vizitorë është destinacioni i parë në Internet për të shikuar videot. Apple me 29% qendron në krye të prodhimit të smartphone-ëve, e ndjekur nga HTC me 21%. Në vendin e tretë pozicionohet Motion, krijues i BlackBerry-t.

Oligarkia e tregut të Internetit, një prej kanaleve më të rëndësishëm të propagandës së sotme e sidomos të nesërme, ka kohë që monitorohet nga afër nga qeveria amerikane. Krijimi dhe mbajtja e këtij monopoli nga një grusht firmash të ndërlidhura dhe me njëra-tjetrën është një lajm i mirë për qeverinë amerikane, por sigurisht jo për popullin e Internetit.

n.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.