Rrokadë emrash në rrugët e Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës, miratoi në mbledhjen e fundit të tij, riemërtimin e një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës, përkatësisht segmentin e aksit nga Rruga e "Kavajës" deri në fund të Gardës së Republikës me emërtimin "Ibrahim Rugova". Në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 29.9.2008 për emërtimin e pjesëve të territorit publik të paemërtuara në Bashkinë e Tiranës do të bëhen këto zëvendësime.
Në numrin rendor 194, emërtimi "Brigada VIII" zëvendësohet me emërtimin "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Në numrin rendor 233 emërtimi "Dëshmorët e 4 Shkurtit" zëvendësohet me emërtimin "Ibrahim Rugova". Emërtimi aktual "Ibrahim Rugova" në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 revokohet.
Sipas fjalëve të pakonfirmuara ende, lëvizjet e emrave bëhen me synimin që dhe në Kosovë të kujtohen ndonjë ditë për emrin e ndonjë politikani, sigurisht ish president dhe disa herë kryeministër i Shqipërisë.
A.K.
Comments
Fjalia e fundit ka pak natyrë
<p>Fjalia e fundit ka pak natyrë fshatari, sepse aq sa per nje rruge, kushdo i njeh kontributin atij qe ju aludoni.</p>
meqenese ti ia njeh
<p>meqenese ti ia njeh kontributin atij qe aludohet, lyeji muret e shtepise me emrin e tij, ose var edhe disa foto te tijat neper shtepi. qyteti eshte i te gjitheve, dhe per aq kohe sa ai eshte nje politikan i deshtuar dhe tej mase i demshem per kombin tone, nuk ka sepse te emerohen rruget ne emer te tij. Emerojini nqs. keni deshire, do te kete te tjere ne te ardhmen qe do te heqin emrin e tij nga simbole qytetarie.</p>
Ë më të lumtë o Kryetar se
<p>Ë më të lumtë o Kryetar se vërtet je adap për këto punë të të ruajtë ALLAHU</p>
Add new comment