Një tjetër paradoks i INSTAT-it: Rritje e ndjeshme e punësimit në fshat

Sipas të dhënave të Censusit 2011, në dhjetë vjetët e fundit ka patur një zhvendosje të popullsisë nga fshati në qytet – rreth 54% e shqiptarëve jetojnë në qytet, krahasuar me 42% në vitin 2001. Por po të shohim të dhënat e punësimit që ka publikuar INSTAT-i, rezulton se për çdo 100 banorë ruralë, 39 vetë janë të punësuar, ndërkohë që në vitin 2001 ishin vetëm 30 (shihni tabelën e mëpshtme). Ndërsa në qytet shkalla e punësimit i bie të ketë rënë nga 31% në 28%. Këta tregues na thonë terthorazi se INSTAT-i ose ka fryrë artificialisht shifrën e punësimit në fshat, ose ka fryrë artificialisht shifrën e zhvendosjes së popullsisë nga fshati në qytet.

2001

2011

Banorë në fshat

1,775,079

1,309,834

Të punësuar në fshat

526,000

506,664

Punësim/banorë fshat

30%

39%

Banorë në qytet

1,294,196

1,521,907

Të punësuar në qytet

396,000

423,000

Punësim/banorë qytet

31%

28%

E.Zaloshnja
Comments
Besoj se ne kete rast nuk ka

Besoj se ne kete rast nuk ka nje paradoks ne te dhenat e nxjerra nga Instat, te pakten ne qofte se marrim te mireqene hipotezen sipas te ciles, shkaku kryesor i migrimit eshte papunsia. Largimi nga zonat rurale i popullsise se papune, ka si rezultante rritje e numrit te te punesuarve ne keto zona. Te pakten ky arsyetim qendron ne nje vend normal

Sqarim i E.Zaloshnjës rreth

Sqarim i E.Zaloshnjës rreth punësimit në bujqësi

Poshtë shënimit tim “Një tjetër paradoks i INSTAT-it: Rritje e ndjeshme e punësimit në fshat”, një lexues me emrin Henri ka shkruar se largimi nga zonat rurale i popullsisë së papunë, ka si rezultante rritjen e numrit të të punësuarve në këto zona.

Ky arsyetim do të vlente nëse punësimi në bujqësi do të matej njësoj si në sektorin jo-bujqësor. Por INSTAT-i konsideron si të vetëpunësuar në bujqësi të gjithë anëtarët e familjeve fshatare të moshës 18-65 vjeç, me kusht që familja të zotërojë të paktën gjysëm hektari tokë. Pra, praktikisht, shkalla e punësimit në fshat, në mënyrën si e llogarit INSTAT-i, varet thjesht nga raporti mes numrit të banorëve 18-65 dhe numrit të fëmijëve e pleqve. Që ky raport të jetë rritur në dekadën e fundit, ndërkohë që INSTAT-i thotë se popullsia rurale është pakësuar, i bie që pleqtë dhe fëmijët të jenë larguar nga fshati më shumë se 18-65 vjeçarët!

Kjo lexohet qe te papunet

Kjo lexohet qe te papunet jane zhvendosur nga fshati ne qytet. Duhet patur parasysh edhe menyra se si eshte bere mbledhja e kesaj te dhene, psh. duke pare sa persona paguajne sig. shoqerore apo duke anketuar?

Metode e anketimit, eshte e besueshme, sepse pavaresisht permasave te sample te popullates qe zgjedhim, kjo na reflekton te gjithe statistikat per pjesen tjeter. Metoda tjeter, e numerimit te punonjesve te siguruar, ne Shqiperi nuk ka besueshmeri, pasi nje pjese punojne te pasiguruar.

Add new comment