Arkiv-Lajme
Nga Max Weberi tek Giovanni Sartori: Politika si profesion
Giovanni Sartori, një profesor shumë i dijshëm në shkencë të politikës, ka shkruar një artikull në të përditshmen il Corriere della Sera, ku denoncon varfërinë në ide të politikës italiane. Dhe midis të tjerash, duke i bërë jehonë librit të famshëm të Max Weberit ‘Politika si Profesion’, Sartori u jep munxët politikanëve profesionistë. Sipas tij, problemi është pikërisht ky: “Është shtuar shumë e është konsoliduar klasa e njerëzve që merren me politikë, e që s’dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë”.
Gjinushi: Ky sistem ua merr votat të vegjëlve e ua jep të mëdhenjve
Skënder Gjinushi, në një intervistë për Shqipin, rreket të shpjegojë të drejtën e partive të vogla për të ekzistuar, dhe nevojën dhe dobinë që vjen nga kjo. Në këto arsyetime e sipër, ai bën një qortim për disa analistë (pa i përmendur me emra), që “nuk janë analistë, por oborrtarë që bëjnë analistin, e që kanë arritur të infektojnë edhe opinionin publik në një masë të caktuar [lidhur me argumentin e partive të vogla]”.
F. Kongoli: Në Prishtinë më kanë kuptuar më mirë se sa në Tiranë
Fatos Kongolit i kanë dhënë në Prishtinë çmimin e letërsisë me emrin ‘Rexhai Surroi’ (Për ata që nuk janë familjare me këtë emër, ka nevojë për një informacion: Rexhai Surroi është një diplomat, gazetar dhe shkrimtar kosovar; i biri, Veton Surroi, e ka themeluar këtë çmim në nderim të të atit).
Topi do bëjë parti nga halli?
Bamir Topi, në kuadrin (e vazhdën) e një protagonizmi presidencial të paprecedent pas vitit ‘997, ishte mbrëmë në programin Tonight Ilva Tare të Ora News-it. Ajo që bëri përshtypje në intervistën e tij ishte deklarata, se “ai do të ishte i gatshëm të futej qysh tani në një garë presidenciale vetëm në rast se do të ndryshohej kushtetuta e nëse Presidenti do të zgjidhej me votim popullor”.
Festivali 50-të në RTVSH - Highlights
Mbrëmë ka filluar festivali i fundvitit në RTVSh. Për ata që vuajnë për pak argëtim të shëndetshëm, disa nga momentet e spikatura ishin këto:
* Skenari ishte një kuic i vazhdueshëm, ku të gjithë këngëtarëve që donin të përqendroheshin te kënga e tyre, para se të fillonin u bëheshin pyetje të tipit, “Ka pasur më shumë meshkuj a femra në 50 festivale, dhe sa”? Dhe vërtet, kush nuk ishte kurioz për të marrë vesh se Jorgo Papinxhi ka qenë 58 herë pjesëmarrës i festivalit me 50 edicione?
Europa 'zvogëlohet' në hartën ekonomike të botës
Një institut i pavarur britanik studimesh e kërkimesh,Cebr, ka bërë në këtë fundviti tabelën e klasifikimit të vendeve mbi bazën e prodhimit të përgjithshëm bruto. Në vend të parë janë amerikanët, dhe nuk ka gjasa që t’i luajë njeri prej kreut të tabelës edhe për shumë vjet të tjera. E pastaj vinë sipas radhës Kina, Japonia, Gjermania, Franca, dhe .... gjithsekush ka pritur në këtë pikë emrin e Britanisë së Madhe, por jo. Në vend të gjashtë është Brazili. Britanikët kalojnë në vend të shtatë, e pas tyre vijnë italianët.
“Partia Faqezi” dhe hyrja në ujë e popullsisë
Siç kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm në respublica.al (http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/26/berisha-shpall-armikun-publik-numer-1), Berisha ka deklaruar se fakti që vetëm 1% e shqiptarëve refuzuan të marrin pjesë në Census, tregon se “Partia Faqezi” përkrahet vetëm nga 1% e shqiptarëve. Këtu ai ka aluduar për Aleancën Kuqezi, e cila bëri thirrje për bojkotim të Censusit, për shkak të përfshirjes në të të pyetjeve rreth etnisë dhe fesë. Por vërtet të ketë qenë refuzimi i pjesmarrjes 1%?
Ç’halle kanë shqiptarët e për çfarë flet kryeministri në Opinion!
Më poshtë keni një numër pyetjesh nga dy intervista që i janë marrë kryeministrit Sali Berisha nga Blendi Fevziu. Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të vendit; për më tepër, tek-tuk janë të njëjtat pyetje që i bëhen të njëjtit person për të marrë të njëjtat përgjigje në harkun e dy a tre muajve. Për të njëjta tema ‘bombë’ u pyet mbrëmë kryeministri edhe në televizionin Ora News. Ky avaz vazhdon prej 10 vitesh e kusur.
Serbët e veriut të Kosovës, planifikojnë referendum!
Lajmet nga agjensia serbe Tanjug, bëjnë me dije se Kryebashiaku i Mitrovicës Krstimir Pantić ka deklaruar dje se ka në plan të mbajë një referendum në Veri të Kosovës pikërisht në ditën e Pavarësisë së saj, më 15 Shkurt. Kjo lëvizje, është pjesë e përpjekjeve të fundit serbe për të ndaluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e kushtëzuar me pranimin e Serbisë si vend kandidat për në BE. Ky referendum, u vendos pas një mbledhjeje të përfaqësuesve serbë nga katër bashki, të mbledhur në Zveçan.
Legalizohen kioskat e “kunatit të shokut Lulzim”
Kryebashkiaku Lulzim Basha vendos të legalizojë kioskat e ngritura nga kunati i tij, në qendër të Tiranës, pranë Rrugës “Murat Toptani”. Kjo raportohet në gazetën “SOT”, e cila zbardh kështu një tjetër aferë të kryebashkiakut Basha, i cili megjithëse ka vetëm pak muaj në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk resht nga skandalet me punët dhe veprat publike, të cilat vazhdon t’i përqendrojë në duart e familjes e miqve të tij, si dhe të kryeministrit Berisha.
