F. Kongoli: Në Prishtinë më kanë kuptuar më mirë se sa në Tiranë

Fatos Kongolit i kanë dhënë në Prishtinë çmimin e letërsisë me emrin ‘Rexhai Surroi’ (Për ata që nuk janë familjare me këtë emër, ka nevojë për një informacion: Rexhai Surroi është një diplomat, gazetar dhe shkrimtar kosovar; i biri, Veton Surroi, e ka themeluar këtë çmim në nderim të të atit).
Kongoli nuk ka qenë i pranishëm në ndarjen e çmimit, por i ka përshëndetur për këtë vlerësim me një letër, në të cilën veçon me mirënjohje kritikën e publikun kosovar, që e kanë mbështetur edhe në rrethanat, kur Kongoli ka qenë rishtar në letërsi (“Romani ‘Ne të Tre’, i publikuar 25 vjet më parë, është pritur shumë mirë në Kosovë, e kaloi pa u ndjerë në Shqipëri”, thotë ai), edhe në rrethanat kur Kongoli e ka parë vetën të sulmuar në Tiranë. Me këtë të fundit, me siguri ka në mendje valën e sulmeve për librin Iluzione në Sirtar, për “romanin e romaneve të veta” (kështu e cilëson ai), për të cilin ka marrë dhe çmimin Rexhai Suroi. “Në Shqipëri, ç’është e vërteta, libri u bë shkak i sulmeve të egra dhe fyese ndaj meje”, thotë ai, duke reaguar kështu për herë të parë ndaj të gjitha gjërave të thëna në adresë të librit e të autorit. E vërteta është se janë thënë dhe fjalë të mira, sidoqoftë.
Re.Pu.
Comments
Pse qenka merzitur Tosi? Ka

Pse qenka merzitur Tosi? Ka pritur ta falenderojne ne Tirane qe spiunoi dhe mori ne qafe njerez? Ka njerez qe edhe krimin duan te bejne emer. Homo albanicus, meso te ulesh koken e te pendohesh, se nje dite do te japesh llogari para Zotit. Kete mendo dhe jo te besh lista me emrat e atyre qe nuk e paskan thene bravo per shemtirat qe ke bere ne jete!

Po ta kishe ndjekur debatin

Po ta kishe ndjekur debatin mbi Kongolin qysh nga fillimi Z. Ergys do ta kishe kuptuar se pikerisht ate beri F. Kongoli me librin e fundit, u pendua dhe kerkoi falje. Bile ishte nga te vetmit qe e beri ate publikisht. Te tjeret vazhdojne te kakarisin si puna e atij Elezit, e thone "Ishim disidente me poste".

Dhe c'eshte e verteta, shume qene ata qe e sulmuan ate qe kerkoi falje per faktin se kerkoi falje. Ne nuk mundemi edhe te themi, "Pendohu!" edhe ti gjuajme me gure atij qe pendohet.

Shendet!

Kongoli i perket nje brezei

Kongoli i perket nje brezei qe ngaterroi objektin e urrejtjes. Ne vend qe te vepronin kunder regjimit ia fusnin njeri tjetrit. Kongoli veproi me pushke e me pene.

Add new comment