Arkiv-Lajme

Berisha premton mbështetje për Pranverën arabe!!!!

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 03:21

Italiani Luca Volonte, President i partive popullore në asamblenë e Këshillit të Europës, bën pjesë tek sponsorët ndërkombëtarë të regjimit të Tiranës. Ka vizituar dje Shqipërinë, dhe ka takuar mikun e vet, Sali Berisha.

Putinit po i lëkunden pozitat: Rusët e kanë humbur durimin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 11:52

“Këtu në shesh ka shumë njerëz, ka më shumë se sa duhen për të marrë me dhunë Presidencën e Kryeministrinë, por ne nuk do ta bëjmë këtë gjë. Tani për tani. Por nëse këta kusarë do të vazhdojnë në të tyren atëherë do të jemi të detyruar ta bëjmë. Jemi njerëz paqësorë, por nuk mund të tolerojmë pa fund atë që po ndodh”. Këto fjalë kanë dalë sot nga goja e Alexei Navalnit, blogger-it anti-Putin më të famshëm në Rusi, që ka folur nga podiumi i manifestimit kundër vjedhjes së votave. Për shumë më pak se kaq, regjimi i Moskës të tregon vendin, por tani ndodhet në hall të madh, me sa duket.

Arvizu: Ligji në Shqipëri nuk është i barabartë për të gjithë

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 11:11

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip” ambasadori Arvizu u tregua mjaftueshmërisht i hapur dhe direkt. Për drejtësinë Shqiptare u shpreh pa doreza se:

"Mendoj se po vijmë tek ai që për mua është një nga problemet më të ngutshme, që për mua është kultura e pandëshkueshmërisë, ku ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit. Nuk mendoj se kam një përgjigje për këtë”, thotë Arvizu.

Halimi mer “hak” për 21 janarin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 08:06

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkon procedimin disiplinor ndaj kryeprokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Ky i fundit drejton hetimet për ngjarjet e 21 janarit, në një kohë që midis qeverisë dhe akuzës ka pasur “përplasje” për këtë çështje, aq sa mazhoranca aktuale ngriti një komision hetimor pas “puçit të shtetit” dhe vendosi në krye deputetin e atëhershëm, Eduart Halimi, tashmë ministër i Drejtësisë.

Lajm për Guinness: Dy biznesmenë mohojnë korrupsionin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 06:45

‘Business Albania’ ka bërë një studim, nga i cili rezulton që problem kryesor për botën e biznesit shqiptar mbetet korrupsioni. Janë anketuar 500 kompani, dhe 498 kanë deklaruar se janë viktima të ndërgjegjshme të korrupsionit (Ka mbetur e pashpjeguar se ç’dmth viktimë e ndërgjegjshme e korrupsionit; dmth që biznesmenët kanë pranuar vetëdijshëm të paguajnë nën dorë në këmbim të shërbimeve të administratës?).

Rama në një intervistë alla Rama

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 03:49

Dimri rus, si vigjilja e Praverës arabe

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 03:19

Mbi 50 mijë rusë pritet të demonstrojnë sot kundër rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet të cilit partia e Putinit mori në zotërim shumicën e karrikeve në Dumën ruse. Ata do të protestojnë edhe kundër marifetit politik të përdorur nga dyshja Putin-Medvedev për të rikthyer Putinin në krye të Presidencës ruse. Protesta priten dhe në të paktën 80 qytetete të tjera ruse, çfarë ka shkaktuar një reagim nervoz nga ana e regjimit. Në krye të turmave do të gjenden edhe Mikhail Gorbaçov, shkrimtari i madh Boris Akunin, the shumë disidentë të tjerë.

Një çmontim i paradoksit “Popullsia bie, numri i votave rritet”

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 17:00

Në një lajm të mëparshëm në respublica.al (http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/23/paradoksi-nr-2-i-censusit-popullsia-bie-numri-i-votave-rritet) dhamë disa shifra paradoksale rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2011-ës, të llogaritura me ndihmën e shifrave të fundit të Censusit. Kështu, nga llogaritjet e përafërta, i bie që në Fier të kenë votuar 86% e votuesve me banim në Shqipëri, në Korçë 92%, në Vlorë 94%, dhe në Gjirokastër 113%!!!

Kurti: Nëse Serbia hyn në BE, do t’u bëjë shqiptarëve atë që i bën Greqia Maqedonisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 14:59

Sipas Albin Kurtit në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës”: “Marrja e statusit nga Serbia është e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë. Nëse Serbia avancon në integrime evropiane para nesh, ajo t’u bëjë shqiptarëve atë që Greqia i bën Maqedonisë. E në të njëjtën kohë, nuk ka vend për entuziazëm të madh meqenëse Serbisë vetëm i është shtyrë për tre muaj statusi i vendit kandidat.

Topi, Meksi, Mustafaj, Uka: Partia e re de facto është krijuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 13:07

“Partia e re e Topit do të shpallet në muajin shkurt”, u tha këto ditë; dhe nuk duket se kemi të bëjmë me ndonjë scoop të kërkuar e të sajuar gazetarësh; përkundrazi, kemi të bëjmë me një lajm që konfirmohet nga një seri ngjarjesh, rrethanash e personash. Nuk është saktësia kronometrike e lajmit që ka rëndësi në këtë mes (janar, shkurt, apo mars), por thelbi: Bamir Topi ka filluar të takohet më shpesh e më hapur me grupin e vet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme