Një çmontim i paradoksit “Popullsia bie, numri i votave rritet”

Në një lajm të mëparshëm në respublica.al (http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/23/paradoksi-nr-2-i-censusit-popullsia-bie-numri-i-votave-rritet) dhamë disa shifra paradoksale rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2011-ës, të llogaritura me ndihmën e shifrave të fundit të Censusit. Kështu, nga llogaritjet e përafërta, i bie që në Fier të kenë votuar 86% e votuesve me banim në Shqipëri, në Korçë 92%, në Vlorë 94%, dhe në Gjirokastër 113%!!! Le të mundohemi t’i çmontojmë këto shifra paradoksale.
1- Në 8 maj, mediat raportuan për dhjetra autobuzë me emigrantë që erdhën atë ditë nga Greqia. Se sa ka qenë numri ekzakt i tyre dhe në cilat qarqe ata kanë votuar nuk dihet, por sidoqoftë, ky fakt e zbut sadopak paradoksalitetin e shifrave të mësipërme.
2- Bazuar në Censusin e 2001-shit, pjesëmarrja e popullsisë rezidente në Shqipëri në zgjedhjet e atij viti rezulton të ketë qenë në kufijtë 70%-80% në qarqet e sipërpërmendura. Gjë që tregon se Censusi i atij viti mund të ketë qenë më i saktë se ky i tanishmi.
3- Disa nga votat e gjetura në kutitë e votimit janë fiktive. Problemi i votave fiktive ka qenë pothuaj gjithnjë i pranishëm në zgjedhjet shqiptare. Ai është shfaqur si në format e tij më brutale, siç është për shembull mbushja e kutive me fletë votimi (pa regjistruar fare emra votuesish), ashtu edhe në forma më të buta, siç është për shembull votimi familjar, ku babai voton edhe për fëmijët e tij që mund të jenë emigrantë. Rasti famëkeq i Ruzhdies në 2009-ën, tregon se, të paktën në një qendër votimi, votimi fiktiv ka qenë deri vonë i pranishëm, si në format brutale të tij, ashtu dhe në ato të buta. Madje, sipas raportit të fundit të OSBE/ODHIR-it, votimi familjar vazhdon të konstatohet në jo pak qendra votimi. Nga një model statistikor i bazuar në një kampion përfaqësues kombëtar prej 4000 vetësh, kam vlerësuar se rreth 100-150 mijë vota në rang vendi kanë qënë fiktive në periudhën 2001-2007. Siç kam shpjeguar në një shkrim të mëparshëm, http://respublica.al/opinion/2011/10/10/sa-duhet-te-shqetesohemi-per-identifikimin-e-votuesve), jo të gjitha votat fiktive kanë shkuar në favor të pozitës. Por, sidoqoftë, mund të thuhet se pozita, pavarësisht e cilit krah, ka qenë më e favorizuara, përderisa përqindja zyrtare ka qenë gjithnjë më e lartë se përqindja e fituar realisht prej partive të pozitës.
E.Zaloshnja
Comments
Nje gje eshte shume e sigurte
<p>Nje gje eshte shume e sigurte dhe sakte...ajo shamibardhe ne fotografi po voton...</p>
Kam vetem nje pyetje
<p>Kam vetem nje pyetje Z.Zaloshnja : Kush fitoi ne zgjedhjet e fundit ne :Vlore ,Gjirokaster ,Fier ,Korce ? Mesa di une ,jo Saliu ! Do te thuash ,se PS vodhi zgjedhjet lokale?</p>
Vertet mendon se meriton
<p>Vertet mendon se meriton pergjigje ti trap?</p>
Add new comment