Dimri rus, si vigjilja e Praverës arabe

Mbi 50 mijë rusë pritet të demonstrojnë sot kundër rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet të cilit partia e Putinit mori në zotërim shumicën e karrikeve në Dumën ruse. Ata do të protestojnë edhe kundër marifetit politik të përdorur nga dyshja Putin-Medvedev për të rikthyer Putinin në krye të Presidencës ruse. Protesta priten dhe në të paktën 80 qytetete të tjera ruse, çfarë ka shkaktuar një reagim nervoz nga ana e regjimit. Në krye të turmave do të gjenden edhe Mikhail Gorbaçov, shkrimtari i madh Boris Akunin, the shumë disidentë të tjerë. Mes tyre edhe oligarku Mikhail Prokhorov, i cili ka dekaruar se do të garojë kundër Putinit.
Më se një herë, Putin ka akuzuar se protestuesit paguhen nga Departamenti i Shtetit.
Qeveria ruse ka bërë lojë të dyfishtë, nga njëra anë duke i fyer protestuesit publikisht (kokëpalarë?) ndërkohë që nga ana tjetër Presidenti liberal Medvedev, ka premtuar përmirësimin e kodit zgjedhor.
Dimri rus premton një tjetër zgjim të ndjenjës së lirisë, prej kohësh të përgjumur nga makina e propagandës dhe të frikësuar nga makineria e rëndë e korrupsionit që drejton Rusinë e Putinit.
n.s.
Comments
Dimri rus dhe ai shqiptar

Dimri rus dhe ai shqiptar jane si 'dimri i vetmise se madhe'

Dimri Rus me dimrin Shqiptarë

Dimri Rus me dimrin Shqiptarë është shumë largë

Po vuri dore GORBACOVI na

Po vuri dore GORBACOVI na ruajte zoti nga shpetimtaret e demokracise!Ndonje komplot sherbimesh te fshehta do te jete.Demokracite e gatuara ne

koridore te erta me nacionaliste,komuniste "properendimore" sjellin vetem fatkeqesi per popujt qe kujtojne se fitojne dicka.

... Duket se ShBA dhe vendet

... Duket se ShBA dhe vendet Perendimore nuk jane dakort me rizgjedhjen e Putin-it, dhe kane kohe qe e kane filluar pergatitjet per "dimrin rus". Me pranveren arabe, shume nga diktatoret e rezuar kane qene prej kohesh miq personal te Putinit, te cilet kane bere loje dyfishe me Mosken dhe Perendimin, ne kete menyre nga njera ane iu "prene krahet" e influences deh nga ana tjeter SHBA dhe Perendimi po blen nafte me shumice dhe me lire nga keto vende, kjo eshte goditje per ekonomine Ruse e cila bazohet ne shitjen e naftes dhe gazit vendeve perendimore. Miki konfidencial i Putinit ne NATO dhe BE, Silvio Berluskoni ka ikur pergjithmone nga pushteti, kjo ishte nje goditje tjeter.

Roli negativ qe ka luajtur dhe po luan Rusia ne Lindjen e Mesme, sidomos me mbeshtetjen ushtarake te koheve te fundit per Sirine dhe Iranin jane me shume se shqetesuese. Ruset ne bashkepunim te ngushte me Iranin nga baza e saj ne Siri kane interceptuar dhe kane marre peng ne ajer DROMIN amerikan, me pas ia kane "dhuruar" Iranit kete trofe. Ne Siri ka deguar luftanije duke perforcuar edhe me shume arsenalin e saj ne bazen e veteme Ruse ne Lindjen e Mesme, Sirine.

Putinit pasi iu ngushtua pushteti ne arenen nderkombetare, tani do ti duhet te perballet edhe me trazirat dhe "kryengritjen" e ruseve qe jane zgjuar nga gjumi letargjik putinian i ketyre viteve te fundit. Siç duket megapropaganda Putniane eshte venitur tashme per ruset!

Add new comment