Putinit po i lëkunden pozitat: Rusët e kanë humbur durimin

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 11:52

“Këtu në shesh ka shumë njerëz, ka më shumë se sa duhen për të marrë me dhunë Presidencën e Kryeministrinë, por ne nuk do ta bëjmë këtë gjë. Tani për tani. Por nëse këta kusarë do të vazhdojnë në të tyren atëherë do të jemi të detyruar ta bëjmë. Jemi njerëz paqësorë, por nuk mund të tolerojmë pa fund atë që po ndodh”. Këto fjalë kanë dalë sot nga goja e Alexei Navalnit, blogger-it anti-Putin më të famshëm në Rusi, që ka folur nga podiumi i manifestimit kundër vjedhjes së votave. Për shumë më pak se kaq, regjimi i Moskës të tregon vendin, por tani ndodhet në hall të madh, me sa duket. Nuk ka më dhëmbë për të kafshuar, sidoqë ka bërë arrestime dhe sot mes aktivistëve që kanë shpërndarë fletushka anti-Putin në metronë e Moskës. Dhjetra mijra vetë në shesh janë një inkurajim i madh për qytetarët, dhe një sinjal alarmi për nomenklaturën. Kanë qenë 120 mijë vetë ata që kanë manifestuar pa treguar frikë. Policët e Putinit thonë se ishin vetëm 29 mijë vetë, por kur mendon se disa muaj më parë nuk mund të mblidheshin më tepër se disa qindra për të ngritur zërin kundër regjimit, 29 mijë janë një masë e jashtëzakonshme. Putini s’i ka mirë punët.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.