Arkiv-Lajme

Një lapsus i Saviano-s dhe twitter-i si lojë e madhe

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 05:45

Roberto Saviano, që ka afro 80 mijë ndjekës në twitter, ka provokuar ca bujë me një gabim ortografik në një mesazh të vetin. Standardi i ligjërimit publik gjetkë e ka stekën lart, dhe nuk të falin dhe gjëra, për të cilat këtej nga anët tona jo vetëm s’bëhet nami, por edhe s’e vënë ujin fare në zjarr. Një gabim ortografik në twitter? E pastaj? Je në terezí ti, apo jo?

Çështja ‘Islami’ mes socialistëve: Vendosmëri nga disa dhe drojë e sehir nga ca të tjerë

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 05:00

Arben Malaj: Unë jam kundër çregjistrimit të Kastriot Islamit.... Mendoj se duhet të jemi fleksibël, kur i referohemi statutit. Nuk kemi pse ndalemi tek ky fakt, por tek fakti që, kur u votua buxheti i shtetit, mungonin 14 vetë.

Besnik Baraj: Mosmarrëveshjet dhe debatet brenda PS-së kur ekspozohen jashtë saj kanë një impakt negativ tek votuesit tanë.... Ky fleksibilitet për të cilin flitet a ka impakt negativ tek votuesit tanë? Ky është shqetësimi im. Këtu disa njëherë i referohen statutit dhe njëherë flasin për fleskibilitet dhe tolerancë. Pra largohen nga statuti.

Berisha në Ditën e Albanologjisë: Rishkruani historinë!

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 04:14

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë që të ridimensionojnë historinë  e vendit dhe të pasqyrojnë ngjarjet e rëndësishme të kombit me vërtetësi, duke u shmangur nga interpretimi që u ka bërë komunizmi, raporton noa.al.

Festa e Top-it: secili foli për secilin në një mbrëmje galá

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 02:44

Televizioni Top-channel mbushi dje dhjetë vjeç. Kishin përgatitur një festë, më saktë një mbrëmje galá në TOB, që zgjati mbi dy orë e gjysmë. U filmua e gjitha për t’u transmetuar në ditën e parë të vitit të ri. Mbrëmja ish menduar si një homazh për Dritan Hoxhën, dhe për të gjithë ata që kanë lënë gjurmë në Top-channel qysh prej fillimit. Në skenë u ngjitën fytyrat më të njohura të ekranit të Top-channel-it, fytyra që janë shndërruar në ikonat e këtij ekrani: Rudina Xhunga, Saimiri e Doktori, Alban Dudushi, Sokol Balla, Albana e Arbana Osmani, Ledio & Eno, folëset e njohura.

Islami: Rama më ka inat për një batutë të 1998-s

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 17:02

Epilogu i sagës Islami po ndodh në këto çaste në Opinion, në TV Klan. Me një pamje të lodhur dhe vetulla të rëna mbi sy, Kastriot Islami zgjodhi ekranin armik të Partisë së vet, të akuzuar dhe si ekrani i pushtetit, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.

Zbardhet vendimi që i hap rrugë ekstradimit të Kumbaros, pikërisht kur nuk vlen më.

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 15:52

Më në fund, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë të arrestit me burg të ish-oficerit të SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.

Hail Hitch: Të vdekshmit të përshëndesin!

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:18

Gazetat shqiptare nuk e njohin rubrikën e nekrologjisë, atë që shtypi i shkruar anglo-sakson e ka tipar të përhershëm. Edhe e rënda, e djathta, aristokratja dhe e thella ‘The Economist’ ka, në çdo numër të saj, nekrologjinë e javës (obituary). Nuk dihet se për ç’arsye, apo është vetëm rastësi, por shkrimet më të mira janë pikërisht nekrologjitë. Sigurisht nuk janë gjëra të shkruara me nxitim: autori i shkrimit e njeh personazhin ose e admiron atë. Arrin ta bëjë këtë edhe kur nuk është dakord me mendimet e tij apo të saj.

Egjypt: Dhuna ndaj një gruaje ngre gratë në protestë

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 12:13

Protestat e manifestimet me pjesëmarrjen e dhjetra dhe qindra mijërave njerëzve, janë imponuese e u kallin datën nomenklaturave sunduese, por manifestimet me pjesëmarrje të vogël njerëzish kanë simbolikën e magjinë e tyre të pazëvendësusehme. Vendosini këto protesta në kontekstin e sotëm egjyptian, përfytyroni tani që manifestuesit janë gra, dhe ngjarja merr automatikisht formën e forcën e një leksioni të madh.

Një vajzë e re greke: E urrej vendin tim

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 11:03

«Përgjegjësia për këtë situatë është kolektive. Kemi të gjithë faj; kemi faj ne që kemi pranuar si pa të keq korrupsionin si të vetmen mënyrë për të gjetur një vend pune, ne që kemi mbyllur sytë përballë evazionitt të vazhdueshëm, ne që e kemi shfrytëzuar këtë rend gjërash, edhe pse e kishim të qartë se ishte ky rend gjërash që po na çonte në greminë”.

Çështja Islami, si sexgate i Clinton-it

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 08:00

Partia Socialiste ka vendosur sot për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Kërkesa për përjashtimin e deputetit Islami u bë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të Kryesisë së re. Rama ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që të marrë masa për Islamin në respekt të rregullores. Dita e sotme ka qënë e plotë mediatikisht, me këtë ngjarje, duke patur parasysh „breaking news“-et për daljet e Islamit nga mbledhja sa herë brenda selisë së PS-së nuk kishte televizione.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme