Egjypt: Dhuna ndaj një gruaje ngre gratë në protestë

Protestat e manifestimet me pjesëmarrjen e dhjetra dhe qindra mijërave njerëzve, janë imponuese e u kallin datën nomenklaturave sunduese, por manifestimet me pjesëmarrje të vogël njerëzish kanë simbolikën e magjinë e tyre të pazëvendësusehme. Vendosini këto protesta në kontekstin e sotëm egjyptian, përfytyroni tani që manifestuesit janë gra, dhe ngjarja merr automatikisht formën e forcën e një leksioni të madh.
Disa qindra gra, jo më shumë, ishin sot ato që u bënë tok në Kajro dhe pushtuan rrugët për t’u ndalur përballë një ndërtesee qeveritare. Dolën në rrugë për të ngritur zërin kundër dhunës së ushtarakëve që u ushtrua ndaj tyre dy ditë më parë (një video, ku tregoheshin ushtarët egjyptianë që kishin vënë poshtë dhe e qëllonin me shkelma një vajzë gjysmë të zhveshur, ishte tronditëse. “Ajo ngjarje nuk turpëron vetëm uniformën e ushtarakëve; ajo komprometon dhe vetë revolucionin”, tha Hillary Clinton me këtë rast).
Qindra mijra vetë që dalin nëpër rrugë mund ta përmbysin një regjim, por vetëm ca qindra që bëjnë të njëjtën gjë, emancipojnë shoqërinë.
Re.Pu.
Add new comment