Arkiv-Lajme
Shqipëria si Bahamas në 2017-ën???
Në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, Berisha deklaroi dje se nuk del në pension pa realizuar projektin madhor të tijin për bërjen e Shqipërisë vend të zhvilluar deri në vitin 2017. “Vetëm i Gjithëfuqishmi atje lart ose Sovrani këtu poshtë në tokë mund të më pengojnë në realizimin e këtij projekti madhor”, tha Berisha, me një shprehje mbinjeriu në fytyrë. Por çfarë nënkupton termi vend i zhvilluar?
“Patatja e nxehtë” mban emrin “Albpetrol”
Shitja e “Albpetrolit” si edhe marrëveshjet koncesionare me kompanitë e tjera të naftës janë shoqëruar prej një jave debat, akuza dhe kundër akuza midis opozitës dhe mazhorancës. Të majtët akuzojnë qeverinë se me shitjen e kompanisë shtetërore të naftës, krahas burimeve, po i kalon privatit edhe një fitim prej 50 milionë dollarë në vit, të cilin deri më tani e arrinte “Albpetroli”.
Kredencialet ndërkombëtare të maxhorancës janë për tokë
Bertelsmann është një fondacion gjerman (edhe një korporatë mediatike, në fakt) shumë i njohur, që ka publikuar këto ditë një studim mbi një numër vendesh dhe ekonomish në tranzicion. Dhe aty flitet edhe për Shqipërinë. “Zgjedhjet e vitit 2009, thuhet në raport ishin një hap i rëndësishëm prapa drejt reformave më demokratike, pasi rezultatet sollën një radikalizim të rrezikshëm mes partive të opozitës që kërkonin një hetim të zgjedhjeve duke akuzuar për manipulime dhe shumicës qeveritare që i hodhi poshtë këto kërkesa….
Ekrem Spahu: Gay-të duhen marrë me hu. LGBT: Të shkarkohet nga funksionet publike
Ekrem Spahiu, kreu i Legalitetit, ish-zv.ministri i kulturës, dhe aktualisht zv.ministër i mbrojtjes, ka reaguar në mënyrën e tij lidhur me veprimtarinë e paralajmëruar për një Gay Parade në Tiranë. “Ata duhen marrë me hu”, është shprehur ai. Nuk të çudit fakti që Spahiu (Ekrem) ka atë mendim që ka për gay-të, por tw çudit guximi që ai ka për t’u zbrazur faqe botës me një retorikë të dhunshme kundër gay-ve. Mendime poshtëruese për gay-të dëgjohen kudo (Tritan Shehu i ka quajtur “të sëmurë” para ca kohësh), por deri në këtë pikë nuk mendohej se mund të arrihej.
Nexhmija Hoxha, ylli i të përditshmeve të sotme
Nexhmija Hoxha ndjell akoma vëmendjen e medias e të gazetarëve. Me fjalë të tjera, kryeredaktorët janë me idenë se një lajm që ka të bëjë me të i bën gazetat të shiten. Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që të përditshmet e sotme ishin marrë gjerësisht me ato që vejusha e famshme ka thënë mbrëmë në programin televiziv të Bugajskit në televizionin AS. Gjëja më interesante ish se kjo intervistë raportohej e mbulohej më shumë se sa dy intervista të tjera, ajo e kryeministrit në studion e Opinionit të TV Klanit, dhe ajo e liderit të opozitës në programin Top Story të Top-channel-it.
Intervista në Top Story: Rikthehet optimizmi te Edi Rama
Të gjithë mediat shqiptare do të mundohen të gjejnë lajme në intervistën e sotme të Edi Ramës në Top Story. (Ne këtu në respublica.al e nxorrëm një lajm, p.sh. http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/22/rama-ne-top-story-nano-president-ne-e-votojme-por-nuk-e-kandidojme ) Dhe kjo është më se e kuptueshme, po të kihet parasysh se kjo intervistë vjen vetëm një ditë pas vizitës zyrtare të kryesocialistit në SHBA.
Rama në Top Story: Nano President? Ne e votojmë, por nuk e kandidojmë
Në bisedën e zhvilluar në studion e programit Top Story, Edi Rama është fokusuar, përveç të tjerash, tek Presidenti që pritet të zgjidhet: “Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij.” Ka përjashtuar konsensusin për kandidatët e Berishës: “Emri i Jozefina Topallit përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë, siç përfaqëson çdo figurë nga Partia Demokratike”.
Fondacioni Bertelsmann: Institucionet të paqëndrueshme, ekonomia në rënie
Një raport i fundit që studion përparimin e 128 vendeve në zhvillim dhe në tranzicion arrin në përfundimin se shumë vende po e ulin gjithnjë e më shumë lirinë politike, dhe rajoni i Evropës Juglindore është mes atyre ku një dukuri e tillë është më e theksuar.
Indeksi i Transformimit, një tregues i shoqëruar nga një raport dyvjeçar i Fondacionit Bertelsmann, me qendër në Gjermani shqyrton prirjet kryesore politike, sociale dhe ekonomike të 128 vendeve të përfshira në raport.
Qeveria dyfishon shpenzimet për karburant, lapsa e letër, përgjysmon ato për rrugë dhe kanalizime
Investimet publike kanë pësuar një tkurrje të madhe në dy muajt e parë të këtij viti, pavarësisht rritjes ekonomike të reklamuar nga qeveria. Gjatë fillimit të këtij viti, janë shpenzuar shumë më pak para për rrugë, kanalizime, etj., ndërsa ekzekutivi e ka parë të arsyeshme që të dyfishojë shpenzimet operative, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mirëmbajtjen apo plotësimin e nevojave të administratës. Nga 3.6 miliardë lekë të shpenzuara për këtë qëllim në dy muajt e parë të 2011-ës, ekzekutivi ka shkuar në 7.3 miliardë lekë në dy muajt e parë të këtij viti.
H. Simmons jep $18 milionë për të mundur Obama-n: Po na merr më qafë ai socialist!
Miliardieri amerikan Harold Simmons ka vënë në dispozicion të partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit një donacion prej 18 milionë dollarësh; është një shifër marramendëse, më e madhja në këto zgjedhje. Motivimi i këtij donacioni, që do ta kish zili buxheti i një bashkie të rëndësishme, është një dhe vetëm një: duhet çuar në shtëpi Barack Obama. Simmons e ka frikë Presidentin aktual; është shumë i shqetësuar prej tij.