Intervista në Top Story: Rikthehet optimizmi te Edi Rama

Postuar në 22 Mars, 2012 16:42

Të gjithë mediat shqiptare do të mundohen të gjejnë lajme në intervistën e sotme të Edi Ramës në Top Story. (Ne këtu në respublica.al e nxorrëm një lajm, p.sh. http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/22/rama-ne-top-story-nano-president-ne-e-votojme-por-nuk-e-kandidojme ) Dhe kjo është më se e kuptueshme, po të kihet parasysh se kjo intervistë vjen vetëm një ditë pas vizitës zyrtare të kryesocialistit në SHBA. Sidoqoftë, lajmi më i madh nga kjo intervistë ishte se në fytyrën e Ramës ishte kthyer optimizmi, ndërsa në ligjërimin e tij ishte rritur ndjeshëm rrjedhshmëria. Në intervista të tjera të tij pas zgjedhjeve të vitit 2009, kemi parë një Ramë pesimist dhe ankues, i cili thurte fjali të gjata, të mbushura me paranteza të shumta e të përdredhura. Sot fjalitë e tij ishin koncize, me ritëm, dhe me grintë. Dhe mbi të gjitha, toni i të folurit ishte vazhdimisht optimist.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Erdhi nga washingtoni qe dot te thote qe ato njohin Opoziten per nderrimin e Roleve.......Saliu te behet gati per pension ose.......</p>

Submitted by Endri (not verified) on

<p>1. Edi Rama ne ket interviste tha se Departamenti i Shtetit hodhi ne plehra theniet e Ambasadorit te tyre ne Tirane: &quot;Qe Partia Socialiste organizoi nje demonstrate te dhunshme&quot;.</p><p>- Pra Edi thote te kur takoi Nr#36 te Departamentit te Shtetit ai i paska sygjeruar qe&quot; &quot;mos degjo Ambasadorin Arvizu - ai ja fut kot - ne te besojme ty dhe forces tende politike prandaj vazhdo keshtu sic je sepse neve na ke prapa&quot; ?????</p><p>Ouuuuuu qe kur Amerikonet hudhin njoni-tjetrin ne plehra &nbsp;kaq lehte mer Ed ?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.