Arkiv-Lajme

Rama në Klan (revista): Sjellja ime pas Gërdecit e 21 janarit nuk është e gabuar

Postuar në 20 Mars, 2012 06:07

Në një intervistë për revistën Klan, gazetari Renato Kalemi i drejton Edi Ramës një pyetje, ku lihen të nënkuptuara dy gabime; i pari ka tw bwjw me apatinë opozitare të Gërdecit e tjetri me apatinë opozitare pas 21 janarit (pas këtyre dy ngjarjeve janë humbur nga një palë zgjedhje). I pari i socialistëve nuk pranon të ketë bërë ndonjë gabim. Më poshtë keni, fjalë për fjalë, pyetjen dhe përgjigjen:

Kosova për BE-në është “Republic of Serbia”

Postuar në 20 Mars, 2012 04:32

Kosovën asgjë nuk po e ndihmon në krijimin e marrëdhënieve bilaterale me Bashkimin Evropian, as marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel, as deklarimet e shpeshta të zyrtarëve evropianë e vendorë se “Kosova ka perspektivë evropiane”.

Në fakt, zyrtarët serbë rregullisht deklarohen se rruga e vetme për Kosovën drejt BE-së kalon përmes Serbisë dhe duket sikur ata kanë të drejtë, të paktën sa u përket fondeve evropiane.

Raporti i Halimit: Prokuroria penalizohet edhe për skrupujt e treguar ndaj maxhorancës

Postuar në 20 Mars, 2012 03:27

Inspektorët e ministrisë së drejtësisë kanë ushtruar një kontroll në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe kanë arritur në disa përfundime, për të cilat do të diskutohet në Kuvend. Ja disa përfundime:

Zef Brozi: Regjimi i Berishës ka pasur plan dhe t’më zhdukë fizikisht

Postuar në 20 Mars, 2012 02:45

Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, thotë një numër gjërash interesante në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com. Po veçojmë dy dëshmi:

Hetim tregut të sigurimeve

Postuar në 20 Mars, 2012 02:17

Shtrenjtimi i menjëhershëm i policave të sigurimit në shkurt rriti sidomos koston e mbajtjes së një autoveture (sigurimi i detyrueshëm motorik përbën gjysmën e totalit të primeve) për qytetarët. Rritja e papritur e çmimit bëri që të dyshohej për një marrëveshje midis kompanive. Nisur nga kjo, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur tashmë një hetim mbi këtë treg për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një marrëveshje midis kompanive.

Pacolli: Fusnota është vepër e kryeministrit; unë s’kam të bëj me të

Postuar në 19 Mars, 2012 14:05

Zv.kryeministri (në fakt, një nga zv.kryeministrat) i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, e mban veten dorëjashtë lidhur me marrëveshjen  mbi fusnotën. Ai ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa sot ka folur për Gazetën Express, jo për ta marrë në mbrojtje këtë veprim, por për t’na bërë me dije se ai nuk është nakatosur në këtë histori. “Nuk është punë e imja dhe nuk jam pjesë e asaj dhe nuk dua të jem pjesë e saj”, thotë ai një frazë që duket nervoze.  Por aty për aty saktëson. “Fusnota është trajtuar prej Kryeministrit dhe ai e di më mirë këtë proces.

Kosova, mes luftës për ekzistencë dhe destabilizimit nga problemet sociale

Postuar në 19 Mars, 2012 12:33

Kosova është përballur gjatë këtyre viteve me probleme të mëdha të saj, siç janë konsolidimi i pushtetit të Prishtinës në të gjithë territorin, njohja në arenën ndërkombëtare dhe administrimi i territorit por shoqërues i të gjithë këtyre është edhe një tjetër problem, ai ekonomik. Mediet raportojnë për një papunësi deri 45 % dhe varfëri 18 % . Shifra e papunësisë është më e larta në rajon dhe situatën nuk mund përmirësojë as rritja ekonomike pre 3.8 për qind e parashikuar për këtë vit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Rama: Policia ka hetuar protestën dhe nuk ka gjetur asnjë provë të një dhune të planifikuar

Postuar në 19 Mars, 2012 12:10

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama i është përgjigjur pyetjes lidhur me vëzhgimin kritik të ambasadorit amerikan mbi protestën e opozitës pa bërë ndonjë tërheqje apo mea culpa (ambasadori ka lënë të kuptohet në intervistën e fundit në AS, me Bugajskin, se do ta kish mirëpritur një afrim të opozitës drejt pozicionit të tij). “Faktet flasin më mirë se çdo koment. 132 persona ndër protestuesit janë ndaluar, janë hetuar, janë gjykuar dhe kanë paguar pjesën e tyre të përgjegjësisë….

Një parti tjetër në horizont: Partia e të Përndjekurve Politikë

Postuar në 19 Mars, 2012 09:20

Ditën e djelë, në 25 mars, ora 18, themelohet një parti tjetër politike në Shqipëri: Partia e të Përndjekurve Politikë. Kështu deklaroi për Respublica.al Gjergj Ndreca dhe  Perikli Shqevi, dy nga nismëtarët e themelimit të kësaj partie. Mbledhja themeluese e partisë do të mbahet në kinoteatrin e Laprakës, në Tiranë, me përfaqësues nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Themelimi i Partisë të të Prëndjekurve Politikë përkon me 20-vjetorin e ardhjes në fuqi të PD-së, e cila sipas Ndrecës dhe Shqevit, vetëm e ka mashtruar shtresën e të përndjekurve politikë për t’i marrë votat.

Victor Orban: Berisha, luftëtar i demokracisë!!!

Postuar në 19 Mars, 2012 09:18

Raportohet që kryeministri hungarez, Victor Orban t’u ketë thënë të vetëve gjatë takimit me Berishën, se “është një nder i madh që të kemi sot këtu një luftëtar të demokracisë si kryeministri shqiptar”. Nuk e ka lënë me kaq.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme