Arkiv-Lajme

Doni debatin politik të ditës? Ja:

Postuar në 22 Mars, 2012 08:48

Sali Berisha: “Shqipëria e bllokmenëve dhe hoxhistëve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dënimeve kapitale, i ndalimit të besimeve tona fetare; Shqipëria, që ne ndërtuam në 2 dekada liri është atdhe i zotit, i qytetarëve të lirë i besimeve të lira fetare, shembull frymëzimi për tolerancëne shkëlqyer. Neve sot ju sollëm tek liria, shqiptarët ia dolën, ne e kryem, rroftë liria. Shqipëria ishte vendi i 700 bunkerëve sot vendi i NATO, ne besonim tek NATO-ja, shqiptarët ia dolën, ne e kryem”.

Vitin tjetër përurohet epoka e turizmit hapësinor

Postuar në 22 Mars, 2012 07:20

Aktori amerikan Ashton Kutcher (për ndjekësit e qejflinjtë e kronikës rozë e të shoë-biz-it, është ish-burri i aktores Demi Moore) ka prenotuar një udhëtim në hapësirë, dhe ka paguar për këtë 200 mijë dollarë. Administrata e Aviacionit Federal në SHBA bën me dije se ky është i 500-i në listën e atyre që kanë bërë të njëjtën gjë për të hipur në bordin e anijes hapësinore Virgin Galactic.

“Albpetrol”, misteri i listës “C”

Postuar në 22 Mars, 2012 06:52

Më shumë se me shitjen e “Albpetrolit” dhe të të ardhurave që humbet buxheti i shtetit nga transferimi i disa përfitimeve nga marrëdhëniet me të tretët nga arka e shtetit në arkën e pronarit të ri të kompanisë, dyshimet që kanë të bëjnë me këtë ligj lidhen pikërisht me një listë të re të vendburimeve të naftës, lista “C”.

Berisha lidh Albpetrolin, Angjelin, vizitën e Ramës në SHBA, dhe luftën e brendshme në PS

Postuar në 22 Mars, 2012 04:30

Dje në parlament u fol për privatizimin e Albpetrolit, dhe mes të tjerash e mori fjalën kryeministri Berisha, i cili tha fjalë për fjalë (marrë nga Panorama): “U bë më shumë se një orë që ndjek debatin dhe, çfarë më rezulton, që e gjithë kjo betejë është betejë midis tyre dhe s’ka të bëjë fare, absolutisht zero, me këtë ligj që ne kemi prurë. Dhe ku flen lepuri? Lepuri fle tek Anastas Angjeli. Dhe pse tek Anastas Angjeli? Për shkak të udhëtimit të tij të fundit me kryetarin, se po i bën axhendën.

Paloka: Meksi nuk është çmendur të bëhet me Topin. Në fakt, “Meksi është çmendur”

Postuar në 22 Mars, 2012 04:16

Aleksandër Meksi ka dhënë një intervistë për gazetën Telegraf me rastin e 22 marsit, përvjetorit të fitores së parë të demokratëve në vitin 1992. “Unë jam krenar për atë datë”, thotë Meksi, por në të njëjtën kohë nuk heziton të përsërisë kritikat ndaj PD-së së sotme, madje dhe ndaj pompave, me të cilën po festohet 20 vjetori i asaj ngjarjeje. Me pak ironi, ai thotë diku se “shqiptarët duhet të festojnë të gjithë sot, pasi është dita e ashures”.

Në Tuluzë ‘e kanë marrë shtruar’: rrethimi vazhdon

Postuar në 22 Mars, 2012 03:57

U mendua që sot në mëngjes francezët do të zgjoheshin me lajmin se Mohammed Merah që dyshohet, e që pretendon, të ketë kryer vrasjet në shkollën hebraike, do të ish kapur i gjallë, siç ka urdhëruar Presidenti Sarkozy. Por nuk ka ndodhur kështu. Deri para pak minutash agjencitë e lajmeve vijonin të informonin se i dyshuari mbetet i rrethuar nga më shumë se 300 policë e se deri në mesnatë kishin vijuar negociatat me të rrethuarin. Pas mesnatës janë dëgjuar shpërthime në pallatin ku banon 24 vjeçari me shtetësi fvranceze e me origjinë algjeriane, por nuk dihet nëse ai është vrarë.

Franca po ndjek 'live' rrethimin e Mohammed Merah-ut, autorit të plojës së Tuluzës

Postuar në 21 Mars, 2012 15:31

Në Francë po jetojnë të gjithë me ngjarjen që ka të bëjë me Mohammed Merah-in, njeriun që mendohet të ketë vrarë shtatë vetë, tre ushtarë, dhe katër të tjerë në një shkollë hebraike para tri ditësh. E kanë rrethuar në shtëpinë e vet qysh nga ora 3 pasdite, në një apartament të një lagjeje puntorësh, por duke qenë se reagimi i tij ka qenë me të shtëna, janë duke pritur mesnatën. Sarkozy ka thënë se e do të gjallë, në mënyrë që ta çojnë në sallën e gjyqit e ta marrin vesh të gjithë se çfarë ai mendon e se çfarë kish planifikuar të bënte.

Kristo Frashëri vë në paqe palët në bashkinë e Tiranës: I japin titullin Qytetar Nderi

Postuar në 21 Mars, 2012 13:27

Panorama online bën me dije se bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Kristo Frashërit. Motivacioni: Për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Historiani i njohur ka lindur atëmot që Tirana u bë kryeqytet, dhe ka kaluar pothuaj gjithë jetën në Tiranë (ka lindur në Stamboll, dhe është banor i Tiranës qysh prej moshës 7 vjeç).

Nesër në Top Story/Opinion do jetë Rama/Berisha; asnjëherë Berisha/Rama

Postuar në 21 Mars, 2012 11:33

Sot është e mërkurë. Nesër e enjte. Dhe nesër në mbrëmje kemi programet Top Story dhe Opinion. E dini se kë kanë ftuar moderatorët e njohur Sokol Balla e Blendi Fevziu? Edi Ramën dhe Sali Berishën. I pari vjen nga një vizitë e bujshme në SHBA, ku ish i ftuar nga Departamenti i Shtetit, ndërsa i dyti ka për të folur për “festën më të madhe që është bërë ndonjëherë” (kështu ka premtuar), për 22 marsin (por të kuptohemi, jo Sulltan Nevruzin). Të dy programet fillojnë në orën 21.00.

Gara online: Cilat site click-ohen më shumë nga shqiptarët?

Postuar në 21 Mars, 2012 09:11

Shqiptarja.com kish dalë me një lajm online, ku ledhatonte vetveten. “Shqiptarja.com kalon dhe Panoramën online”, thosh titulli i gazetës më të re të Bollino-s, dhe me këtë rast Anila Basha ‘ka gjetur rast të krruhet’ dhe me Irfan Hysenbelliun, të cilit Bollino i ka shitur “mediat e vjetra” para afro një viti. Në fakt, lajmi është i saktë, dhe verifikohet fare kollaj në sitin www.alexa.com, ku ka edhe të dhëna të tjera interesante mbi audience-ën e siteve më të vizituara nga shqiptarët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme