Vitin tjetër përurohet epoka e turizmit hapësinor

Postuar në 22 Mars, 2012 07:20

Aktori amerikan Ashton Kutcher (për ndjekësit e qejflinjtë e kronikës rozë e të shoë-biz-it, është ish-burri i aktores Demi Moore) ka prenotuar një udhëtim në hapësirë, dhe ka paguar për këtë 200 mijë dollarë. Administrata e Aviacionit Federal në SHBA bën me dije se ky është i 500-i në listën e atyre që kanë bërë të njëjtën gjë për të hipur në bordin e anijes hapësinore Virgin Galactic.

Në fakt, industria e turizmit hapësinor parashikohet të shndërrohet në një industri shumë fitimprurëse në harkun e dekadës së ardhshme. Do të jenë të rendit të një miliard dollarëve fitimet që do të realizohen në këtë biznes. Anija Virgin Galactic pritet të fillojë fluturimet në vitin 2013.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.