“Albpetrol”, misteri i listës “C”

Postuar në 22 Mars, 2012 06:52

Më shumë se me shitjen e “Albpetrolit” dhe të të ardhurave që humbet buxheti i shtetit nga transferimi i disa përfitimeve nga marrëdhëniet me të tretët nga arka e shtetit në arkën e pronarit të ri të kompanisë, dyshimet që kanë të bëjnë me këtë ligj lidhen pikërisht me një listë të re të vendburimeve të naftës, lista “C”.

Ligji u diskutua për disa muaj me radhë në Komisionin e Ligjeve, Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dhe Komisionin e Ekonomisë në Kuvend dhe bashkëlidhur kishte vetëm dy lista vendburimesh, atë “A” dhe atë “B”. Deputetët e djathtë propozuan një amendim të ligjit duke përfshirë edhe listën “C”, por pa specifikuar se për cilat zona bëhej fjalë kësaj radhe. Pikërisht këtu qëndron problemi, pasi lista u fut “e bardhë” dhe do të plotësohet më pas me një Vendim të Këshillit të Ministrave, pasi ligji të hyjë në fuqi.

Pikërisht me këtë u përpoq të bindte të majtët, por edhe publikun kreu i METE-s, Nasip Naço duke thënë se është qeveria ajo që do të përcaktojë vendburimet e reja që i kalojnë automatikisht privatit. Pra kemi të bëjmë me një çështje besimi, ku populli duhet t’i besojë ekzekutivit se nuk do të bëjë ndonjë “pehllivanllëk” duke përfshirë në atë listë edhe burimet e pazbuluara si edhe privilegje të tjera kompanisë privatizuese të papërfshira aktualisht në ligj apo të miratojë bonuse të reja për blerësin.

Në fakt të gjitha skandalet më të mëdha në këtë vend, janë “certifikuar” paraprakisht me një VKM apo ligj. A nuk u miratuan me ligj marrëveshja e detit me Greqinë, kurse me VKM ngritja e punishtes së demontimit të armëve në Gërdec?

S.E.

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

<p>Ky eshte nga ata &#39;prijes&#39; tribu qe per hir te mbajtjes se parise shet femije, shet shtepi, shet katandi...dhe nje sasi &#39;florinjsh&#39; shkojne per &#39;piedestal&#39; te ri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.