Franca po ndjek 'live' rrethimin e Mohammed Merah-ut, autorit të plojës së Tuluzës

Në Francë po jetojnë të gjithë me ngjarjen që ka të bëjë me Mohammed Merah-in, njeriun që mendohet të ketë vrarë shtatë vetë, tre ushtarë, dhe katër të tjerë në një shkollë hebraike para tri ditësh. E kanë rrethuar në shtëpinë e vet qysh nga ora 3 pasdite, në një apartament të një lagjeje puntorësh, por duke qenë se reagimi i tij ka qenë me të shtëna, janë duke pritur mesnatën. Sarkozy ka thënë se e do të gjallë, në mënyrë që ta çojnë në sallën e gjyqit e ta marrin vesh të gjithë se çfarë ai mendon e se çfarë kish planifikuar të bënte. “Donte të gjynjëzonte republikën”, tha ai në një stil francez duke iu referuar Republikës në momentin që po bëhej varrimi i ushtarëve të vrarë prej tij, “por ka për t’i paguar krimet e veta”.
Sarkozy-në, në këtë situatë elektorale, do t’mund ta ndihmonte një gjë e tillë. Të paktën, kështu mendohet. Por gjasat janë që Mohammed Merah-u të dalë kufomë nga apartamenti i tij, ku pretendon se ka një arsenal të tërë armësh.
Re.Pu.
Comments
Sapo lexova qe Mohamedi
<p>Sapo lexova qe Mohamedi paska qene nen vezhgim nga sherbimet sekrete pas udhetimeve te tija ne Afganistan e Pakistan.</p><p>Policia paska gjetur eksploziv edhe ne shtepine e te vellait te tij.</p><p>Kryeimami i Parisit ka marre distance nga mujahedini .</p>
Add new comment