Nesër në Top Story/Opinion do jetë Rama/Berisha; asnjëherë Berisha/Rama

Sot është e mërkurë. Nesër e enjte. Dhe nesër në mbrëmje kemi programet Top Story dhe Opinion. E dini se kë kanë ftuar moderatorët e njohur Sokol Balla e Blendi Fevziu? Edi Ramën dhe Sali Berishën. I pari vjen nga një vizitë e bujshme në SHBA, ku ish i ftuar nga Departamenti i Shtetit, ndërsa i dyti ka për të folur për “festën më të madhe që është bërë ndonjëherë” (kështu ka premtuar), për 22 marsin (por të kuptohemi, jo Sulltan Nevruzin). Të dy programet fillojnë në orën 21.00. Ai i Ballës mbyllet më 22.30, gjë që rëndom përbën një detyrim të agjendës televizive të Top-channel-it, ndërsa ai i Fevziut mund të vazhdojë, në teori, deri në të gdhirë. Kur është Berisha, Fevziun e kap se s’bën mesnata në studio. Me siguri dhe nesër kështu do jetë.
Nuk është hera e parë që Berisha e Rama ftohen të enjteve respektivisht në studiot e Klanit e të Top-channel-it. Është e disata herë, gjë që do të thotë se qoftë njëri, qoftë tjetri, e kanë lëshuar veten në funksion të rivaliteteve televizive. Po sa është audienca, vallë? Nuk ka të dhëna të sakta e të besueshme.
E.G.
Comments
Sfidën ka me e fitu Janusz

Sfidën ka me e fitu Janusz Bugajski tek Albaninan Screen (ish Alsat) me të ftuarën e tij, shoqen Nexhmije...........

Pse nuk ben Fevziu nje Lidhje

Pse nuk ben Fevziu nje Lidhje Live me Top-Story ti shikojme njehere si do reagojne ndaj njeri tjetrit........Sa per festen 22 Mars me kujton ato festat para 90-s; ku ishte 8 Nentor dita e themelimit te Partise ...............

Do tí ndjekim se s'kemi ç'te

Do tí ndjekim se s'kemi ç'te bejme. Qe te blejme libra me perralla nuk kemi leke, prandaj do te degjojme perrallat e tyre dhe gafat e drejtuesve te emisioneve.

ushtttt fare e keqe qe i jeni

ushtttt fare e keqe qe i jeni bere ferre shqiptareve.sidomos ai miku i fazllicit ka ik per lesh.do bertase per suksest e ''partise''.

vetem veze dhe domate(te prishura) per kryesharlatanin ,qe jep intervista vetem te stacioni i partise dhe te gazetari i tij personal

Une e kam mire, pasi ekrani

Une e kam mire, pasi ekrani i televizorit ndahet me dysh dhe ose do t'i shoh te dy ose asnjerin!...Se dhe mund t'i lexoje kudo te premten...Megjithate me e rendesishme eshte intervista e Berishes pasi do kete te reja nga vendlindja e 'mbretereshes' Geraldine...me rastin e 100 vjetorit (apo 20 vjetorit ?!) te pavaresise.

Fevziu ka paralajmeruar te

Fevziu ka paralajmeruar te gjithe ata me zemer te dobet te mos e shohin Opinion se per kater ore rresht do flitet per arritje ekonomike, politike, kulturore e shkencore.

Rreziku per infarkt rritet ne cdo minute.

Do kenaqen media ne vazhdim

Do kenaqen media ne vazhdim duke komentuar perrallat qe do tregojne te dy.

Add new comment