Pacolli: Fusnota është vepër e kryeministrit; unë s’kam të bëj me të

Postuar në 19 Mars, 2012 14:05

Zv.kryeministri (në fakt, një nga zv.kryeministrat) i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, e mban veten dorëjashtë lidhur me marrëveshjen  mbi fusnotën. Ai ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa sot ka folur për Gazetën Express, jo për ta marrë në mbrojtje këtë veprim, por për t’na bërë me dije se ai nuk është nakatosur në këtë histori. “Nuk është punë e imja dhe nuk jam pjesë e asaj dhe nuk dua të jem pjesë e saj”, thotë ai një frazë që duket nervoze.  Por aty për aty saktëson. “Fusnota është trajtuar prej Kryeministrit dhe ai e di më mirë këtë proces. Kryeministri praktikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare”, nxjerr ai në shesh faktin që ky proces ka qenë një lojë me dy lojtarë, Thaçin e diplomacinë perëndimore, dhe pa spektatorë. Është dakord, sidoqoftë, me marrëveshjen? “Fusnota duket si problem, por në kohë të gjatë Kosova nuk do të humbë prej saj”, thotë diçka si bisht të arsyetimit të bërë më sipër. Por në mendjen e lexuesit mbetet tjetër gjë. Me këtë qëndrim, ai hedh qyrkun e fajit mbi kryeministrin Thaçi. Bën dhe autogol, gjithashtu, pasi demonstron profilin e ulët të tij në qeveri.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Mjer Kosova prej kuj drejtohet !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.