Raporti i Halimit: Prokuroria penalizohet edhe për skrupujt e treguar ndaj maxhorancës

Postuar në 20 Mars, 2012 03:27

Inspektorët e ministrisë së drejtësisë kanë ushtruar një kontroll në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe kanë arritur në disa përfundime, për të cilat do të diskutohet në Kuvend. Ja disa përfundime:

  1. Hetimet paraprake janë zgjatur përtej afateve ligjore.
  2. Janë konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut gjatë procedimit penal në 16 çështje.
  3. Nuk mbrohen të dhënat personale dhe fshehtësia e komunikimit.
  4. Ka vonesa në dërgimin e çështjeve penale në gjykatë.
  5. Vonesa bëhet për të bërë të mundur të harrohet në publik ngjarja e ndodhur. Në këtë rast, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar (të gjitha këto janë shprehje e fraza të raportit të njerëzve të Halimit. Re.Pu.).
  6. Prokurorët nuk ankimojnë pothuajse kurrë vendimet e gjykatave.
  7. Në rastet e shkurtimit të dënimit, prokurorët kanë shkelur disa herë ligjin, duke kërkuar reduktim të dënimit përtej minimumit të përcaktuar në ligj.
  8. Është vënë re mosplotësimi korrekt i emrave të të akuzuarve dhe datave të nisjes së procedimit penal.

Të përditshmet e sotme hamendësojnë se është në plan një aksion diskreditimi, ndoshta dhe një procedurë shkarkimi, e Ina Ramës. Por nuk duket se ka gjasa që të arrihet deri te kjo e fundit, ndërsa kryeprokurorja është në fund të mandatit. Nuk do të guxonin.

Por e bukura është se nga një pjesë e “shkeljeve” përfituesit kanë qenë vetë njerëzit e Berishës. Fjala vjen, nga pika 4 ka përfituar Lulzim Basha në gjyqin për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës. Ose nga shkeljet e vëna re në pikën 1 e pikën 5 kanë përfituar autorët e Gërdecit, apo gardistët e 21 janarit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Ky eshte ndonje raport per tabloidin ku punon gazetari apo si? Si mund te thuhet</p><blockquote><p>Vonesa bëhet për të bërë të mundur të harrohet në publik ngjarja e ndodhur.</p></blockquote><p>Cfare lidhje ka e harron apo nuk e harron publiku me drejtesine? Ndryshon gje vendimi i gjykates apo kerkesa e prokurorise po e pati harruar &quot;publiku&quot;?</p>

Submitted by Jasonbourne (not verified) on

<p>une nuk e diskutoj qe eshte mese e vertete interesi qe ka qeveria per te goditur prokurorine per shkak te akuzave ndaj njerezve te saj por mua me duket pjeserisht e vertete &nbsp;gjithe kjo kritike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.