Një parti tjetër në horizont: Partia e të Përndjekurve Politikë

Ditën e djelë, në 25 mars, ora 18, themelohet një parti tjetër politike në Shqipëri: Partia e të Përndjekurve Politikë. Kështu deklaroi për Respublica.al Gjergj Ndreca dhe Perikli Shqevi, dy nga nismëtarët e themelimit të kësaj partie. Mbledhja themeluese e partisë do të mbahet në kinoteatrin e Laprakës, në Tiranë, me përfaqësues nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Themelimi i Partisë të të Prëndjekurve Politikë përkon me 20-vjetorin e ardhjes në fuqi të PD-së, e cila sipas Ndrecës dhe Shqevit, vetëm e ka mashtruar shtresën e të përndjekurve politikë për t’i marrë votat. Gjergj Ndreca është bërë i njohur për publikun shqiptar, pas disa incidenteve me deputetë të rëndësishëm të PD-së.
Në qendër të programit të partisë së re do të jetë riintegrimi politik, ekonomik dhe moral i shtresës së të përndjekurve politikë, si dhe publikimi i të gjitha dosjeve të regjimit komunist, nën shembullin e hapjes së dosjeve të Gjermanisë Lindore.
E.Zaloshnja
Comments
Bravo! Shume jeni vonuar. Nuk

Bravo! Shume jeni vonuar. Nuk duhet te kishit pritur 20 vjet.

Vetem themelojeni, se do ta

Vetem themelojeni, se do ta keni voten teme. :)

Keto, ashtu si dhe

Keto, ashtu si dhe AK, jane "tufzat"e Bamirit . Njelloj si "arzat" e Ramizit dikur.

Gjergj Ndreca eshte nje koqe kandari qe ka rrjedhur me kohe, dhe udheheqesi i tij, Ndregjoni, eshte miku i ngushte i Bamirit.

Bamiri leshonte dekrete sipas oreksit te tij .

Kjo nuk do te thote se Berisha nuk eshte komunist dhe Rama idiot.

kaq.

Add new comment