Hetim tregut të sigurimeve

Postuar në 20 Mars, 2012 02:17

Shtrenjtimi i menjëhershëm i policave të sigurimit në shkurt rriti sidomos koston e mbajtjes së një autoveture (sigurimi i detyrueshëm motorik përbën gjysmën e totalit të primeve) për qytetarët. Rritja e papritur e çmimit bëri që të dyshohej për një marrëveshje midis kompanive. Nisur nga kjo, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur tashmë një hetim mbi këtë treg për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një marrëveshje midis kompanive.

Gjetja e fakteve për të ndëshkuar më pas kompanitë është e vështirë nisur edhe nga struktura e tregut. Megjithatë, qytetarët po dëgjojnë të paktën se problemi i tyre i publikuar me tituj të mëdha në media ka vrarë të paktën sytë e një institucioni shtetëror.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.