Qeveria dyfishon shpenzimet për karburant, lapsa e letër, përgjysmon ato për rrugë dhe kanalizime

Investimet publike kanë pësuar një tkurrje të madhe në dy muajt e parë të këtij viti, pavarësisht rritjes ekonomike të reklamuar nga qeveria. Gjatë fillimit të këtij viti, janë shpenzuar shumë më pak para për rrugë, kanalizime, etj., ndërsa ekzekutivi e ka parë të arsyeshme që të dyfishojë shpenzimet operative, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mirëmbajtjen apo plotësimin e nevojave të administratës. Nga 3.6 miliardë lekë të shpenzuara për këtë qëllim në dy muajt e parë të 2011-ës, ekzekutivi ka shkuar në 7.3 miliardë lekë në dy muajt e parë të këtij viti. Madje, aq të larta kanë qenë këto shpenzime saqë tabelat tregojnë se qeveria ka ezaruruar 25 për qind të fondeve për këtë qëllim vetëm për dy muaj.
Treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave, flasin për vetëm 6.8 miliardë lekë shpenzime kapitale (investime) në janar-shkurt 2012, kundrejt 14.4 miliardë lekëve të investuara në janar-shkurt 2011.
S.E.
Add new comment