Kredencialet ndërkombëtare të maxhorancës janë për tokë

Postuar në 23 Mars, 2012 05:05

Bertelsmann është një fondacion gjerman (edhe një korporatë mediatike, në fakt) shumë i njohur, që ka publikuar këto ditë një studim mbi një numër vendesh dhe ekonomish në tranzicion. Dhe aty flitet edhe për Shqipërinë. “Zgjedhjet e vitit 2009, thuhet në raport ishin një hap i rëndësishëm prapa drejt reformave më demokratike, pasi rezultatet sollën një radikalizim të rrezikshëm mes partive të opozitës që kërkonin një hetim të zgjedhjeve duke akuzuar për manipulime dhe shumicës qeveritare që i hodhi poshtë këto kërkesa…. Vendi ka dëshmuar një rënie të konsiderueshme në shumicën e treguesve matës të pjesëmarrjes politike, stabilitetin e institucioneve demokratike dhe integrimit politik dhe shoqëror”, thuhej mes të tjerash.

Në të njëjtën ditë, doli dhe një raport i një kompanie brenda kompanisë së madhe the Economist, me emrin Economist Intelligence Unit, ku thuheshin gjëra dëshpëruese për Shqipërinë e Sali Berishës. Pasi nënvizohej se “thellimi i hetimeve për ngjarjet e “21 Janarit”, me akuzat për kreun e Gardës se Republikës Ndrea Prendi si dhe tentativa e qeverise për të mbuluar përgjegjësitë për vrasjet ne Bulevard, kane goditur rëndë imazhin e qeverisë Berisha”, në këtë raport jepej një pespektivë e keqe ekonomike (1% do jetë rritja për këtë vit), dhe flitej për pozita të dobëta të qeverisë e të maxhorancës (si një nga faktorët e këtij dobësimi llogaritej Bamir Topi).

Mediat shqiptare nuk i kanë kushtuar rëndësi këtyre dy raporteve.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.