H. Simmons jep $18 milionë për të mundur Obama-n: Po na merr më qafë ai socialist!

Postuar në 22 Mars, 2012 10:17

Miliardieri amerikan Harold Simmons ka vënë në dispozicion të partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit një donacion prej 18 milionë dollarësh; është një shifër marramendëse, më e madhja në këto zgjedhje. Motivimi i këtij donacioni, që do ta kish zili buxheti i një bashkie të rëndësishme, është një dhe vetëm një: duhet çuar në shtëpi Barack Obama. Simmons e ka frikë Presidentin aktual; është shumë i shqetësuar prej tij. Në një intervistë për gazetën Wall Street Journal, ai thotë se “secili prej kandidatëve republikanë ka për të qenë një president më i mirë se sa socialisti Obama”. Dhe po aty shton: “Ndër amerikanët që janë gjallë, Barack Obama është më i rrezikshmi. Ai synon të eliminojë nismën e lirë në ekonomi.”

Ky industrialist nuk është shumë i zëshëm në jetën publike amerikane, por thuhet se këshillohet e frymëzohet nga Carl Rove, që nga ana e vet këhsillonte Bush-in në kohët kur ky i fundit, junior, ishte qeraxhi në Shtëpinë e Bardhë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.