Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjykata lë në burg përgjegjësin e burgut të Drenovës

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 11:36

Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë ”burg pa afat” Albert Tomorrin, përgjegjës i sektorit B në burgun e Drenovës, Albert Tomorri. Ai ka qënë pjesë e grupit të ndërhyjes së shpejtë dhe akuzohet nga Prokuroria për futjen e telefonave celularë brenda burgut në sektorin B.

Albert Tomorri u arrestua para 3 javësh, përapara se të ndodhte arratisje e 7 të burgosurve. Në atë kohë SHKB zhvilloi një kontroll në qelitë e burgut ku gjeti 8 aparate telefonike. Gjykata vendosi për të 20 ditë burg.

Lëvizjet në diplomaci

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 11:34

“Objektivi ynë është që t’i japim fund konsiderimit të ambasadave si konvikte strehimi.”

Pas këtij konstatimi që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri në “Top Show” vetëm pak pasi ai kishte marrë detyrën, duket se konstatimi po nis të pasohet nga ndërhyrja në shërbimin diplomatik.

Masa reciproke, policia kthen sportistët grekë

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:48

Kakavijë - Policia kufitare shqiptare ktheu sot mbrapsht një autobus me sportistë minoren grekë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje rreth orës 18:00, teksa autobusi me 24 sportistë të arteve marciale po tentonte të hynte në tokën shqiptare.

Sipas policisë kufitare, shkak i kthimit të tyre kanë qenë parregullsitë në dokumentacionet përkatëse të minorenëve. Sipas burimeve, mësohet se sportistët nuk kishin dokumente identifikimi dhe as autorizimin nga prindërit për të kaluar kufirin, duke qenë se janë nën moshë.

Të majtët në PE do të votojnë pro dhënies së statusit për Shqipërinë

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:46

Eurodeputeti Libor Rouçek deklaron se grupi i socialdemokratëve do të votojë pro statusit të kandidatit për Shqipërinë. Në një intervistë për ABC News, Roucek thotë se argumenti për të bindur shtete anëtare hezituese, është se ato s’do votojnë në dhjetor për anëtarësimin e Shqipërisë, por për statusin e kandidatit.

Rezoluta për Shqipërinë do të votohet në datën 5 dhjetor. Grupimi juaj i social demokratëve do të votojë pro statusit të vendit kandidat?

PD: Rama rilindi Enver Hoxhën

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:45

Partia Demokratike e ka cilësuar “rilindjen” e Enver Hoxhës praninë e fotos së diktatorit në festimet e djeshme që kryeministri Edi Rama bëri me rastin e Ditës së Çlirimit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi u shpreh se: “23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm”.

Unioni i Gjyqtarëve pas videos së Fiks Fare: Vepër spekulantësh, duan të minojnë Drejtësinë

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:44

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas videos së transmetuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, ku shfaqet me zë dhe figurë korrupsioni në drejtësi që nga gjykatat e nivelit më të ulët e deri te gjykata e lartë, duke e cilësuar këtë video si improvizim spekulantësh që kërkojnë të minojnë sistemin e drejtësisë.

Verifikimi i borxhit ndaj biznesit

Postuar në 30 Nëntor, 2013 12:43

Kompania e njohur e auditimit Deloitte pritet që sipas kontratës së nënshkruar me Qeverinë të dorëzojë në Ministrinë e Financave raportin final mbi detyrimet e prapambetura që shteti i ka biznesit privat.

Burime nga Ministria e Financave thanë për Top Channel se detyrimet e raportuara nga vetë ministritë për kontratat publike arijnë në 27 miliardë lekë.

Koka e Olldashit ishte shumë e çarë, xhami nuk e pret kafkën

Postuar në 29 Nëntor, 2013 05:49

Mjeku kërkon zhvarrimin dhe riekspertimin urgjent të kufomës së ish-deputetit.

Skandali i korrupsionit në drejtësi, shkarkohet juristi i burgut të Shën Kollit

Postuar në 29 Nëntor, 2013 05:42

Shkarkohet nga detyra juristi i burgut të Shën Kollit, Leonar Mardoda. Shkarkimi erdhi një ditë pas shfaqjes së videove të Fiks Fare, ku Mardoda kryente detyrën e sekserit duke ndërhyrë pranë prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi, për ndryshimin e masës së arrestit të një të burgosuri.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndjekur me shqetësim transmetimin e emisionit investigative “Fiks Fare” të datës 28.11. 20123, kun ë një rast flagrant korrupsioni është përfshirë një punojës i DPB.

Pandeli Majko: Dokumenti që më dhanë gjermanët vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor

Postuar në 29 Nëntor, 2013 05:40

Debati për datën e çlirimit të vendit është një debat që rikthehet në heshtje çdo fundnëntori, kur e djathta i nderon të rënët në luftën antifashiste më 28 nëntor, ndërsa e majta në datën e shënuar dhe në kalenda,r 29 nëntor. Ish-kryeministri e më vonë ministër i Mbrojtjes, deputeti socialist Pandeli Majko e rihap këtë debat që po kalohej në heshtje duke deklaruar se ai ka parë një dokument autentik gjerman që vërteton se lufta mbaroi më 29 nëntor dhe jo më 28.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara