Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Personat me aftësi të kufizuar, do të paguhen brenda dhjetorit

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:29

Qeveria do të shlyejë brenda muajit dhjetor detyrimet e prapambetura për personat me aftësi të kufizuara. Premtimi ka ardhur nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Në fjalën e tij, Rama ka fajësuar qeverinë e kaluar për situatën në të cilën përballen kjo kategori shoqërore.

Paraqitet Paketa e re Antikorrupsion

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:28

Në Komisionin e Ligjeve, opozita këmbënguli që Qeveria të tërhiqet nga Paketa Antikorrupsion, përsa kohë ndryshimet në ligj janë kundërshtuar nga OPDAT, misioni amerikan për drejtesinë penale dhe OSBE-ja, si të papërshtatshme, jo efektive dhe që përbëjnë hapa prapa.

AP: Plan Kombëtar për eliminimin e punës së fëmijëve. Asnjë fëmijë në burg, zgjidhje alternative

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:31

TIRANË- Avokati i Popullit duke pranuar se një numër i madh fëmijësh në vendin tonë shfrytëzohen në punë, madje edhe shumë të rënda për moshën ka theksuar se duhet hartuar plani kombëtar i eliminimit të punës së fëmijëve. Ai ka kerkuar edhe nje zgjidhje alternative per te shmangur burgimin e femijeve. “Asnje femije ne burg, jam i mendimit qe duhet gjetur nje zgjidhje alterantive per kete problem”- ka thene AP.

Ferdinand Poni, dy akuza për korrupsion

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:29

Tiranë – Ferdinand Poni “viziton” policinë ku pyetet për tenderin e pasaportave të vitit 2008 dhe abuzimet me ndarjen e granteve për pushtetin vendor. Ish-zv.ministri i Brendshëm i Qeverisë “Berisha” dhe njëherësh kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Ferdinand Poni, është shoqëruar dje në policinë e Tiranës. Poni është mbajtur në ambientet e sektorit të antikrimit ekonomik ku është marrë në pyetje në lidhje me dy raste abuzimesh që janë duke u hetuar, thanë burimet e policisë.

TI: Korrupsioni në Shqipëri u rrit gjatë vitit 2013

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:28

Organizata Transparency International ka publikuar raportin vjetor për perceptimin e korrupsionit. Në raport vihet re rënia e Shqipërisë me tre pozicione, çka tregon rritje të perceptimit të korrupsionit krahasuar me një vit më parë.

Në listën prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet e 116-a, ndërsa një vit më parë gjendej në vendin e 113. Edhe Kosova ka shënuar një rënie me pesë pozicione, duke zbritur nga vendi i 106 në vendin e 111.

Akuzat e ministrit Naço: Gjykatësit dhe prokurorët po fshehin pasuritë dhe shmangin kontrollet kufitare

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:27

Seanca në Komisionin e Integrimit. Qeveria paralajmëron stuhinë në KLD dhe Gjykatën e Lartë

Akuza ndaj KLD-së - “Mund t’ju them që vetëm në mbledhjen e fundit për 4 vende vakante në Gjykatën e Apelit në Durrës ishin 61 kandidatura dhe vetëm 4 kandidatë morën nga 11 vota, nuk mori asnjë tjetër. Besoj se kaq flet qartë se mbledhja ishte bërë diku tjetër”, tha Naço.
Herion Mesi

Aftësia e kufizuar, Rama: Do të ndajmë pagesën e plotë për dhjetorin

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 04:25

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do ta bëjë çmos që të mundësohet shpërndarja e pagesës për muajin dhjetor përpara festave të fundvitit, për personat me aftësi të kufizuar.

Ja çfarë përfiton Shqipëria nga statusi

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 14:44

Zëdhënësi i komisionerit Stefan Fyle, Peter Stano deklaroi në një intervistë për ATSH-në, se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor.

“Shqipëria ka përmbushur kushtet që kanë të bëjnë me marrjen e statusit të vendit kandidat. Po kështu, zgjedhjet parlamentare u zhvilluan me sukses dhe kalimi i pushtetit pas zgjedhjeve u realizua në mënyrë konstruktive.

Meta takime me homologun në Bundestag: Shqipëria e ka vendin në Europë

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 14:43

Me ftesë të homologut gjerman, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani.

Shefi i sigurisë futi celularë në qelitë e të arratisurve të Drenovës

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 14:43

Tiranë Tri javë më parë, policia e Korçës arrestoi shefin e sigurisë në sektorin B të burgut të Drenovës, si i dyshuar për futjen e telefonave celularë në qelitë e të burgosurve. Asokohe nuk pati asnjë hetim të thelluar për këtë ngjarje, por policia u mjaftua me evidentimin e një rasti për të kryer arrestimin e Albert Tomorrit, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg me afat 20 ditë” ndaj të dyshuarit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara