Arkiv-Lajme të përditësuara

Bushati në Bruksel: Statusi, çështje e hapur, reformat e forta nuk do të ndalen

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 02:44

Pjesëmarrës në takimin “Miqtë e Europës”, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se edhe nëse Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të japë një vendim pozitiv për statusin, reformat e forta që ka nisur qeveria shqiptare nuk do të ndalen.

Sipas Bushatit, qeveria do të japë shembuj konkretë për rastet e korrupsionit apo ato të abuzimit me detyrën. Për Bushatin, çështja nuk qëndron tek arrestimi i një apo dy zyrtarëve, por tek rikthimi i besimit tek drejtësia.

Shpërthim tritoli në Vaqarr

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 02:43

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në Vaqarr, në zonën e njohur si ish-pularia.

Banorët thanë se objekt i shpërthimit ishte një makinë e tipit BMV, ku një person mbeti i plagosur. Ata pohuan se makina nuk i përkiste familjes, përpara banesës së të cilës shpërtheu, apo ndonjërit prej banorëve të shtëpive aty pranë.Sipas policisë, mësohet se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi dhe se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Shpërthim tritoli në Vaqarr

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 02:43

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në Vaqarr, në zonën e njohur si ish-pularia.

Banorët thanë se objekt i shpërthimit ishte një makinë e tipit BMV, ku një person mbeti i plagosur. Ata pohuan se makina nuk i përkiste familjes, përpara banesës së të cilës shpërtheu, apo ndonjërit prej banorëve të shtëpive aty pranë.Sipas policisë, mësohet se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi dhe se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Berisha reagon “për arrestimin e tij”

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:11

Në Kosovë, u përhap lajmi se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha mund të arrestohet. Thuhej madje që këtë kërkon dhe Bashkimi Evropian. I kontaktuar nga gazeta “Express”, Berisha nuk e ka komentuar gjatë këtë lajm, por e ka cilësuar si fushatë kundër tij.

“Trillime të enveristeve të Edi Ramës”, shprehet Berisha, në lidhje me publikimet që kryesisht mbanin titullin “BE kërkon arrestimin e Sali Berishës”. Ditë më parë u tha që Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe të ish-ministrave të tij të korruptuar.

Shekulli

Braçe: Basha kërko falje, Sarandën ia dhe Greqisë, Vlorën vjehrrit për pallat

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:10

Deputeti socialist, Erjon Braçe, reagon pas depozitimit në Prokurorinë e Vlorës të një padie lidhur me pallatin e Bashës në Ujin e Ftohtë. Braçe shkruan se ashtu si Basha i dha gjirin e Sarandës Greqisë me një firmë, ashtu e kthehu detin e Vlorës në pallat për veten.

Deklarata e plotë në Facebook

Tahiri: Nuk duam turizëm me diploma të blera

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:08

“Nuk duam turizëm me diploma të blera”. Kështu iu përgjigj ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri gazetarëve italianë. Në një intervistë për “Radio 24”, ai tha se do të hetohen të gjithë studentët italianë që kanë blerë diploma në Shqipëri. “Këta studentë fantazma po hetohen për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe për krime të tjera”, -citohet më tej ministri Tahiri. Gazetat, të cilat i kanë dhënë jehonë kësaj interviste, shkruajnë se ministri Tahiri ka thënë se janë me dhjetëra studentë italianë të diplomuar në universitetet private në Shqipëri, por që në fakt nuk i kanë ndjekur leksionet.

Qeveria, shpronësim dhe kompensim të plotë pronave në bregdetin e Vlorës, edhe kompleksit ‘Jon’

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:07

Qeveria shqiptare ka vendosur shpronësimin e familjeve që preken nga prishja e ndërtimeve të hoteleve e banesave buzë detit. Në këtë vendim përfshihen edhe banorët që kanë blerë apartamente në kompleksin e shumëpërfolur ‘Jon’ në qytetin e Vlorës.

KLD mban gjyqtarin në detyrë

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:06

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga zëvendës/kryetari i KLD-së, Elvis Cefa, është liruar nga detyra si kryetar i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, pak ditë pasi “Fiks Fare” transmetoi një nga skandalet më të mëdha në drejtësi. Por, pavarësisht se ka pranuar video-skandalin, KLD ka votuar vetëm për largimin e Lleshit nga drejtimi i Gjykatës së Pukës dhe as që e ka diskutuar fare çështjen e shkarkimit të tij edhe si gjyqtar.

Tahiri ngre padi për “pallatin e Bashës

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:33

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paditur sot, në prokurorinë e Vlorës, “kompleksin Jon” të ndërtuar tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kompleks ky në pronësi edhe të Xhafer Isufit, vjehrri i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kallëzimi penal ka të bëjë me shkeljet që janë konstatuar në mënyrën e përfitimit të pronës, zbatimit të lejes së ndërtimit dhe perspektivës së zhvillimit të pronës. Depozitimi i padisë është bërë nga Saimir Tahiri në cilësinë e kreut të Task Forcës.

EKSKLUZIVE / Kokalari: Ofroj prova për Berishën…

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:32

Shqiptaro-amerikani i njohur Gary Kokalari, kreu i shoqatës i shoqatës së “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, rikthehet në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’ duke bërë një skaner të zhvillimeve politike në Shqipëri muajt e fundit. Ç’mendon ai për afro tre muajt e parë të qeverisjes Rama? Cila është arritja më e madhe e kësaj periudhe dhe pse nuk mund të konsiderohet shans i humbur vendimi kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë? Si do të vepronte Berisha në një rast të ngjashëm dhe çfarë do të bënin Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha me këto armë?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara