Shpërthim tritoli në Vaqarr

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 02:43

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 21:00 të së martës në Vaqarr, në zonën e njohur si ish-pularia.

Banorët thanë se objekt i shpërthimit ishte një makinë e tipit BMV, ku një person mbeti i plagosur. Ata pohuan se makina nuk i përkiste familjes, përpara banesës së të cilës shpërtheu, apo ndonjërit prej banorëve të shtëpive aty pranë.Sipas policisë, mësohet se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi dhe se personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Forcat e polisicë, së bashku me ekspertët e antiterrorit, kanë rrethuar vendin e shpërthimit për të siguruar prova të mundshme, që do të ndihmojnë hetimin.

Nga forca e shpërthimit, makinës i kanë rënë targat, përmes të cilave policia e ka pasur të lehtë të zbulojnë poseduesin e saj. Në polici janë shoqëruar disa banorë të zonës, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje.

P Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.