KLD mban gjyqtarin në detyrë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga zëvendës/kryetari i KLD-së, Elvis Cefa, është liruar nga detyra si kryetar i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, pak ditë pasi “Fiks Fare” transmetoi një nga skandalet më të mëdha në drejtësi. Por, pavarësisht se ka pranuar video-skandalin, KLD ka votuar vetëm për largimin e Lleshit nga drejtimi i Gjykatës së Pukës dhe as që e ka diskutuar fare çështjen e shkarkimit të tij edhe si gjyqtar.
Një vendim ky, që nuk do të kalojë pa polemika dhe pa të tjera akuza, për mënyrën se si funksionon Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe si vepron ai me rastet e gjyqtarëve të denoncuar për afera korruptive.
14 anëtarë të KLD-së kanë votuar për largimin e tij nga detyra si kryetar i Gjykatës së Pukës, në një kohë që vetëm një anëtar ka qenë kundër. Jo sepse ai ka mbrojtur gjyqtarin, por sepse e ka quajtur vendimin për lirimin e tij nga kryetar, si një nonsens ligjor.
Anëtari i KLD-së, Sokol Çomo, e shpjegoi votën kundër me argumentin se gjyqtarit Shtjefën Lleshi i ka mbaruar mandati si drejtus i Gjykatës së Pukës prej një viti e gjysmë. Këtë drejtues, praktikisht e ka larguar ligji prej një viti e gjysmë, unë nuk kam çfarë të votoj - mësohet të ketë thënë anëtari Çomo.
***
Në orën 17, Këshilli i Lartë nisi mbledhjen e jashtëzakonshme pas rastit të denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”", ku shfaqen të implikuar në afera korruptive për ndryshimin e një mase sigurie që nga sekretarja gjyqësore, kancelarja, një oficer i policisë gjyqesore, prokurori dhe gjyqtari i çështjes.
Zhvillimi i kësaj mbledhjeje u kërkua jashtë rendit të caktuar në kalendarin e KLD-së nga zevendës/kryetari Elvis Cefa.
Në këtë takim të jashtezakonshëm po diskutohet nga anetaret e KLD për lirimin nga detyra të gjyqtarit Shtjefën Lleshi, i përmenedur në videon “Fiks Fare”, se kishte kërkuar një shumë të caktuar parash për të ndryshuar një masë sigurie.
Bëhet e ditur se nuk dihet ende nëse vetë gjyqtari i lakuar do të jetë apo jo i pranishëm në këtë votim, i cili pritet të zhvillohet pa pranine e kamerave.
Aktualisht, kjo çështje është nën hetim nga njësia “Task-Force” në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka sekuestruar pamjet filmike në të cilat shfaqen aferat korruptive.
Top channel
Add new comment