Skandali i korrupsionit në drejtësi, shkarkohet juristi i burgut të Shën Kollit

Shkarkohet nga detyra juristi i burgut të Shën Kollit, Leonar Mardoda. Shkarkimi erdhi një ditë pas shfaqjes së videove të Fiks Fare, ku Mardoda kryente detyrën e sekserit duke ndërhyrë pranë prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi, për ndryshimin e masës së arrestit të një të burgosuri.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndjekur me shqetësim transmetimin e emisionit investigative “Fiks Fare” të datës 28.11. 20123, kun ë një rast flagrant korrupsioni është përfshirë një punojës i DPB.
Duke marrë shkas nga situata, drejtori i Përgjithshëm, Artur Zoto, mori menjëherë masën administrative: Shkarkim nga detyra të z. Leonard Mardoda, përgjegjës i sektorit juridik në IEVP Lezhë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë për rastet e korrupsionit. Marrja e masave ndaj këtyre rasteve do të jetë gjithmonë konform ligjeve”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Dita
Add new comment