Gjykata lë në burg përgjegjësin e burgut të Drenovës

Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë ”burg pa afat” Albert Tomorrin, përgjegjës i sektorit B në burgun e Drenovës, Albert Tomorri. Ai ka qënë pjesë e grupit të ndërhyjes së shpejtë dhe akuzohet nga Prokuroria për futjen e telefonave celularë brenda burgut në sektorin B.
Albert Tomorri u arrestua para 3 javësh, përapara se të ndodhte arratisje e 7 të burgosurve. Në atë kohë SHKB zhvilloi një kontroll në qelitë e burgut ku gjeti 8 aparate telefonike. Gjykata vendosi për të 20 ditë burg.
Një javë më parë të dënuarit Admir Tafili, Fran Pal Marashi, Gëzim Gjergj Guri, Gëzim Ndue Toma, Reiz Namik Haxhiraj, Eduard Kujtim Lula dhe Artur Demir Gora nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mos afrimin e rojeve dhe më pas ikën nga burgu i Drenovës. Por kjo arratijse nuk zgjati më shumë se 1 javë pasi të dënuarit u prangosën sërish.
Disa ditë më parë, Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 19 gardianët e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, pasi akuzohen se kanë shkelur skemën së sigurisë dhe rregullores, gjë e cila favorizoi arratisjen e shtatë të dënuarve.
Ndërkohë, është vendosur “Detyrim paraqitje”, edhe për Luljeta Dvorani dhe Suzana Sejdarasin, me detyrë operatore.
Familjarët protesta
Ndërkohë, familjaret e efektivëve të policisë të arrestuar si personat përgjegjës për arratisjen e 7 të dënuarve, protestuan disa ditë për pafajësinë e tyre pikërisht përpara dyerve të burgut të Drenovës,aty edhe ku u shënua kjo ngjarje.
Ata janë shprehur se të afërmit e tyre janë të pafajshëm dhe nuk kanë qenë ata personat të cilët kanë futur armë brenda ambjenteve të burgut, por përkundrazi, kanë qënë të kërcënuar në kohen kur ndodhi arratisja.
Ata kanë kërkuar nga shteti lirimin e tyre, ose në të kundërt protestat do të shtohen.
Tema
Add new comment