Arkiv-Lajme të përditësuara

Përse nuk duhet të takohen Rama dhe Basha në këtë rast!

Postuar në 26 Mars, 2014 14:37

Nga Blendi Fevziu
Ka mendime te ndryshme dhe partizanë të dyanshëm, por unë personalisht mendoj seEdi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë përse të takohen për reformën elektorale! Kur e them këtë dua të sqaroj dhe të ndaj dy gjëra: qëndrimin tim për takimet dhe komunikimin politik në parim dhe qëndrimin tim për rastin konkret!

Shqiptari grabitës serial në 8 banka, arrestohet në Itali.

Postuar në 26 Mars, 2014 14:36

Tetë grabitje të dokumentuara, dyshohet sejanë kryer nga një shqiptar 51 vjeç së bashku me një shtetas Italian.
Pas disa muajve hetime, ekspertë e policisë në Rimini, pikasën grabitjen e radhës dhe e parandaluan atë. Emrat e te dyshuarve nuk jane bere te ditur, por vetem fotot e tyre.
Sipas policisë, 51- vjeçari shqiptar ishte I skeduar i vjetër nga organet e policisë si vjedhës serial i bankave. Ai ishte arrestuar në vitin 2001 me akuzat se kishte vjedhur 4 banka në zonën e Miramares dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim, shkruan Shqiptarja.

Kosovë, komuna që jep 100 euro për çdo fëmijë të lindur.

Postuar në 26 Mars, 2014 14:35

Për ta stimuluar rritjen e natalitetit në Komunën e Hanit të Elezit. Kryetari Rufki Suma, ka dal me një nismë. Po parasheh shpërblim prej 100 eurosh për secilin të porsalindur.

Kryetari i vetëm apartiak në Kosovë, besonse plani i tij do të miratohet nga Asambleja Komunale, e cila të enjten voton këtë fond i cili ndahet vetëm kur lindin foshnjet.

Hani i Elezit nuk ka maternitet andaj gratë e këtushme shkojnë për lindje kryesisht në Qendrën kryesore spitalore të vendit, në Prishtinë. E pavarësisht këtij telashi, popullata po shtohet

Bulqizë, makina përplaset me shkëmbin, plagosen tre familjarë.

Postuar në 26 Mars, 2014 13:08

 Tre persona mbetën të plagosur në një aksident që ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Bulqizë, pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.
Të plagosurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, por identiteti i tyre nuk dihet ende.
Automjeti tip “Benz” drejtohej nga një vajzë, dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy prindërit e saj.
Njoftohet se Dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa drejtuesja e makinës ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Fakte shokuese të trafikimit seksual të femrave nga lindja.

Postuar në 26 Mars, 2014 09:44

Victoria shmang të gjitha kontaktet me sy. Sytë e saj nguliten në tokë dhe në horizontin nga dritarja. Këmba e djathtë troket ,e nervozizëm në dyshemenë prej druri.

Ajo është një nga 300 viktimave e trafikimit femra të ndihmuara çdo vit nga ndërhyrjet e qendrës të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Belgjikë, Obama: Bota është më e sigurt kur Evropa dhe SHBA-ja janë të bashkuara.

Postuar në 26 Mars, 2014 09:30

Presidenti amerikan, Barak Obama u shpreh sot në përfundim të Samitit BE/SHBA, që bota është më e sigurt dhe më e drejtë kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar dhe me qëllime të përbashkëta.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa janë të bashkuara në çështjen e krizës së Ukrainës ndërsa Rusia ka mbetur e vetme”, deklaroi Obama gjatë një konference shtypi.

Turqi, gjykata urdhëron heqjen e bllokimit të “Twitter”-it.

Postuar në 26 Mars, 2014 07:11

Gjykata e Ankarasë urdhëroi sot heqjen e vendimit të shumëpërfolur të qeverisë turke që bllokon rrjetin social “Twitter” në vend, njoftoi media turke.
Autoriteti Turk i Telekomunikacionit (TIB) bllokoi të enjten rrjetin social “Twitter”, që kryeministri Recep Tayyip Erdogan e akuzon se përhap akuzat për korrupsion, që prekin regjimin e tij në prag të zgjedhjeve vendore të 30 marsit

Një femër denoncon në policinë e Durrësit: Më trafikuan për prostitutë një muaj.

Postuar në 26 Mars, 2014 05:45

Më datë 25.03.2014 ka bere kallëzim në Policinë e Durrësit një shtetase, identiteti i së cilës për shkak të hetimit nuk do të bëhet publik, e cila deklaron se është trafikuardrejt vendeve Shengen  përgjatë një periudhe 1-mujore, Nentor-Dhjetor 2013. Vijon puna për  dokumentimin ligjor të rastit; identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Materialet iu kaluan  Prokurorise  për  Krimet e Renda Tirane per vepren penale “Trafikim i personave te rritur” dhe “Shfrytëzim prostuticioni”.

Vrasja e komisarit Lamaj, Arben Frroku: Prokuroria sajoi prova kundra meje.

Postuar në 26 Mars, 2014 05:44

“Jam i pafajshëm, prokuroria ka sajuar dhe manipuluar provat ndaj meje”. Kështu u shpreh biznesmeni Arben Frroku sot nga salla e gjyqit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij. Frroku akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të njihet me pamjet filmike përgjatë rrugës Tiranë-Durrës ditën e vrasjes.
“Pamjet filmike të të gjitha bizneseve në autostradën Tiranë-Korçë”, theksoi Gjokutaj.

Shpërthen një automjet në Fushë Krujë, vetëm dëme materiale.

Postuar në 26 Mars, 2014 03:06

Fushë Kruja është tronditur sërish nga shpërthimet. Burimet nga policia lokale sqaruan se në orën 03:00 pas mesnate një shpërthim është dëgjuar në makinën e shtetasit Dilaver Boga. Ky i fundit mësohet se mban detyrën e punonjësit të policisë në Fushë Krujë. Fatmirësisht nga shpërthimi i mjetit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me llojin e lëndës shpërthyese dhe sasinë e përdorur. Gjithësesi, dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Bogës dhe ndonjë konflikt që mund të ketë patur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara