Kosovë, komuna që jep 100 euro për çdo fëmijë të lindur.

Për ta stimuluar rritjen e natalitetit në Komunën e Hanit të Elezit. Kryetari Rufki Suma, ka dal me një nismë. Po parasheh shpërblim prej 100 eurosh për secilin të porsalindur.
Kryetari i vetëm apartiak në Kosovë, besonse plani i tij do të miratohet nga Asambleja Komunale, e cila të enjten voton këtë fond i cili ndahet vetëm kur lindin foshnjet.
Hani i Elezit nuk ka maternitet andaj gratë e këtushme shkojnë për lindje kryesisht në Qendrën kryesore spitalore të vendit, në Prishtinë. E pavarësisht këtij telashi, popullata po shtohet
Në bazë të kësaj pagesat për të porsalindurit, do ti kushtojnë Komunës afër 20 mijë euro në vit. E i gjithë buxheti i Hanit të Elezit është 1 mil e 870 mijë .
Add new comment