Fakte shokuese të trafikimit seksual të femrave nga lindja.

Postuar në 26 Mars, 2014 09:44

Victoria shmang të gjitha kontaktet me sy. Sytë e saj nguliten në tokë dhe në horizontin nga dritarja. Këmba e djathtë troket ,e nervozizëm në dyshemenë prej druri.

Ajo është një nga 300 viktimave e trafikimit femra të ndihmuara çdo vit nga ndërhyrjet e qendrës të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Historia e saj është tronditëse. ‘Një mike e fëmijërisë më tha ajo ka punuar në një butik në Dubai dhe do të mund të më ndihmojë mua që të fillojnjë punë të ngjashme”, shpjegon ajo. “Ajo më vuri në kontakt me një djalë i cili organizonte udhëtimin tim në Odessa në Ukrainë, e në vazhdim nga Kievi në Dubai. Në Dubai unë u takova me një grua që fliste rusisht, Oxana , e cila më çoi në një banesë me gjashtë vajza të tjera nga Evropa Lindore . Oxana më tha se unë jam shitur dhe mori pasaportën time. Unë nuk pranova të pres klientët dhe si rezultat mu mohuaa ushqimi . Klithmat e mia dhe lutjet shoqëroheshin me goditje dhe shkelma”.

Pjesë e kësaj historite tëc tmerrshme nuk është vetëm Victoria. Ajo është një nga rreth 800 mijë gra e fëmijë të mashtruara, trafikuara, të dhunuara, përdhunuara edhe torturuara çdo vit .

Në Moldavi ,vendin të cilin ajo e quan shtëpi, trafikimi i qenieve njerëzore është një problem i madh , ku ka rreth 25 mijë moldave të trafikuar jashtë vendit në vitin 2008 , sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Moldavisë.

Gratë si Viktoria janë shitur kryesisht në tregtinë e seksit në Turqi , Rusi , Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe , dhe vende të tjera .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.