Vrasja e komisarit Lamaj, Arben Frroku: Prokuroria sajoi prova kundra meje.

“Jam i pafajshëm, prokuroria ka sajuar dhe manipuluar provat ndaj meje”. Kështu u shpreh biznesmeni Arben Frroku sot nga salla e gjyqit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij. Frroku akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të njihet me pamjet filmike përgjatë rrugës Tiranë-Durrës ditën e vrasjes.
“Pamjet filmike të të gjitha bizneseve në autostradën Tiranë-Korçë”, theksoi Gjokutaj.
Nga ana e tij Frroku tha se, ‘institucionet e dinë mirë që nuk kam lidhje me krimin”.
Seanca e radhës ndaj Frrokut do të mbahet më 2 prill ku pritet të pyeten mbi 20 dëshmitarë që mund të kenë dijeni rreth vrasjes.
Add new comment