Turqi, gjykata urdhëron heqjen e bllokimit të “Twitter”-it.

Gjykata e Ankarasë urdhëroi sot heqjen e vendimit të shumëpërfolur të qeverisë turke që bllokon rrjetin social “Twitter” në vend, njoftoi media turke.
Autoriteti Turk i Telekomunikacionit (TIB) bllokoi të enjten rrjetin social “Twitter”, që kryeministri Recep Tayyip Erdogan e akuzon se përhap akuzat për korrupsion, që prekin regjimin e tij në prag të zgjedhjeve vendore të 30 marsit
Add new comment