Kërkohej për tentativë vrasjeje, ndalohet i kërkuari në Tepelenë.

Postuar në 26 Mars, 2014 02:59

Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë intensifikuar punën për kapjen e presonave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.  Në këtë kuadër , më datën 25.03.2014, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Dhëmbeli”, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për Tentativë vrasje dhe plagosje me armë zjarri.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Klemend Imeri , i datëlindjes 1985, banues në fshatin Dhëmblan të rrethit Tepelenë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi , më datën 25 .06.2013, në vendin e quajtur Kozaricë në afërsi të fshatit Dhëmblan , pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezërit H.S.e G.S, nga fshati Dhëmblan , të cilët kanë mbetur të plagosur nga të shtënat , por jashtë rrezikut për jetën.

Klemend Imeri në atë periudhë ishte me detyrë Polic komune i Komuëns Lopëz Tepelenë dhe armën e zjarrit Pistoletë e mbante a leje. Kapja e tij u bë në malin Dhëmbel gjatë operaciont të koduar Dhëmbeli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.