Shpërthen një automjet në Fushë Krujë, vetëm dëme materiale.

Fushë Kruja është tronditur sërish nga shpërthimet. Burimet nga policia lokale sqaruan se në orën 03:00 pas mesnate një shpërthim është dëgjuar në makinën e shtetasit Dilaver Boga. Ky i fundit mësohet se mban detyrën e punonjësit të policisë në Fushë Krujë. Fatmirësisht nga shpërthimi i mjetit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me llojin e lëndës shpërthyese dhe sasinë e përdorur. Gjithësesi, dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Bogës dhe ndonjë konflikt që mund të ketë patur.
Add new comment