Bulqizë, makina përplaset me shkëmbin, plagosen tre familjarë.

Postuar në 26 Mars, 2014 13:08

 Tre persona mbetën të plagosur në një aksident që ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Bulqizë, pasi një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.
Të plagosurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, por identiteti i tyre nuk dihet ende.
Automjeti tip “Benz” drejtohej nga një vajzë, dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy prindërit e saj.
Njoftohet se Dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa drejtuesja e makinës ndodhet në spitalin e Bulqizës.
Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.