Shqiptari grabitës serial në 8 banka, arrestohet në Itali.

Postuar në 26 Mars, 2014 14:36

Tetë grabitje të dokumentuara, dyshohet sejanë kryer nga një shqiptar 51 vjeç së bashku me një shtetas Italian.
Pas disa muajve hetime, ekspertë e policisë në Rimini, pikasën grabitjen e radhës dhe e parandaluan atë. Emrat e te dyshuarve nuk jane bere te ditur, por vetem fotot e tyre.
Sipas policisë, 51- vjeçari shqiptar ishte I skeduar i vjetër nga organet e policisë si vjedhës serial i bankave. Ai ishte arrestuar në vitin 2001 me akuzat se kishte vjedhur 4 banka në zonën e Miramares dhe ishte dënuar me 5 vjet burgim, shkruan Shqiptarja.
Dyshohet se aktivitetin e ka filluar nga ish-Jugosllavia, ku më pas mbërriti në portin e Ankonës në Itali dhe në provincën e Riminit filloi të kryente disa grabitje. Ai u kap, por u lirua nga burgu në vitin 2006, ndërsa në verën e vitit 2013, vjeçar është kthyer në Rivierë për të vjedhur banka të tjera.

në 22 korrik të vitit të kaluar, i armatosur me thikë, shqiptari dyshohet se hyri në veprim në bankën “Valmareçhia”, në Miramare dhe grabiti 20.500 dollarë, si dhe në 24 shtator mori 41 mijë dollarë nga arkëtari i bankës së Riminit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.