Arkiv-Lajme të përditësuara
Plagoset aksidentalisht kalimtarja, autori kishte tjetër objektiv.
Një 38-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave me armë në qytetin e Lezhës.
Lindita Gjoka është qëlluar aksidentalisht, ndërsa kalonte në afërsi të kompleksit të shkollave.
Policia paraprakisht dyshon se autorët të kenë pasur një tjetër objektiv dhe se kalimtarja është plagosur aksidentalisht.
E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku raportohet se i ka shpëtuar rrezikut për jetën.
Nderkohe, uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit dhe gjetjen e objektivit të atentatit.
Sekuestrohen 4.5 kg heroinë në një banesë te Unaza e Re, 2 në pranga.
Një sasi prej 4.5 kilogramë heroinë është gjetur dhe sekuestruar në një banesë në kryeqytet.
Operacioni i Antidrogës, i cili është ende në proces, ka arrestuar deri më tani 2 persona, ndërsa heroína u gjer në një banesë në zonën e Unazës së Re.
Në prangat e policisë ranë England Hyseni, 32 vjeç banues në Mëzez dhe Tahir Avdia 33 vjeç, i cili sipas policisë posedonte heroinën.
Shqipëria dhe Belgjika, marrëveshje binjakëzimi për shkollat profesionale
Binjakëzohet shkolla Hoteleri –Turizëm me një grup shkollash të të njëjtit profil në Belgjikë.Në ditën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollorë është nënshkruar marrëveshja midis përfaqësuesve të shkollës Hoteleri- Turizë dhe përfaqësuesve të grupit të shkollave Hoteleri-Turizëm në Belgjikë për binjakëzimin e tyre. Kjo marrëveshje u jep mundësin nxënësve që të shkëmbejnë eksperienca midis shkollave të këtij profili.
Kamëz, arratiset i dënuari për vrasje po transportohej drejt Fushë-Krujës
Një i burgosur është arratisur mesditën e sotme nga furgoni i policisë teksa po transportohej nga qendra e paraburgimit të Kamzës drejt burgut të Fushë-Krujës, pasi ishte i dënuar me 18 vite burg për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe arëmbajtje pa leje.
Mësohet se personi i arratisur është Nirgen Ymeri 22 vjeç, ndërsa menjëherë pas ngjarjes Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet duke ndaluar togën e shoqërimit. Struktura e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje, duke ngritur postblloqe për kapjen e të arratisurit Ymeri.
Maliq,shpërthen granata në banesë asnjë i lënduar, hetohet për autorin.
Gjatë ditës së djeshme policia e Qarkut Korçë bën me dije se në oborrin e banesës së shtetasit G.K, në Maliq është hedhur një granatë e cila ka shpërthyer.
Nga të dhënat paraprake mësohet se granata është hedhur nga persona të pa identifikuar. Fatmirësisht nga shpërthimi i saj nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor për të kryer veprimet procedurale, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia: Objekti 3-katësh në Qeparo me leje,pronë e Aristidh Kokëdhimës.
Objekti 3 katësh në bregdetin e Qeparos, është një ndërtim i ligjshëm në bazë të vendimit të Gjykatës së Vlorës, dhe ai është në pronësi të Aristidh Kokëdhimës. Ky është sqarimi i bërë nga ana e policisë së Vlorës, lidhur me denoncimin e bërë ditën e djeshme nga Partia Demokratike se ky objekt është i paligjshëm dhe se i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Përmes një komunikate për shtyp, policia bën të ditur se Aristidh Kokëdhima ka nisur ndërtimin e këtij objekti më 26.04.2002, me leje ndërtimi të lëshuar nga ana e Bashkisë së Himarës.
72-vjetori i Konferencës së Pezës Luan Rama: Monument në histori.
Deputeti i LSI-së, Luan Rama me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, vlerësoi këtë ngjarje historike e cila sipas tij përcaktoi karakterin patriotik dhe anti-fashist të luftës partizane.
Ndryshime në policinë e Gjirokastrës Julian Malaj bëhet shef komisariati.
Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtori në detyrë Idajet Hoxha ka bërë prezantimin e Shefit i ri të Komisariatit të Policisë Gjirokastër,Julian Malaj.
Malaj, i cili deri dje ika mbajtur detyrën e Specialistit të Anti/terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit .
Ndërsa Alfred Çepe që ka mbajtur deri tani postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, transferohet dhe emërohet Shef Sektori Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pranga fallxhores, u merrte para qytetarëve për leximin e filxhanit.
Mashtronte dhe vidhte qytetarët duke iu hedhur fall në filxhan, 43-vjeçarja arrestohet nga uniformat blu qytetit të Korçës. Vjollca Misha lindur dhe banuese në Elbasan është arrestuar rreth orës 00:40 të së hënës.
Talasemikët, 150 efektivë të Policisë Ushtarake dhurojnë gjak.
Për të dytën ditë radhazi, 150 punonjës të Policisë Ushtarake kanë dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë. Kërkesës së Kryqit të Kuq Shqiptar i janë përgjigjur efektivë të policisë ushtarake, oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe punonjës civilë të kësaj njësisë së Policisë Ushtarake duke dhuruar gjak.