Kamëz, arratiset i dënuari për vrasje po transportohej drejt Fushë-Krujës

Një i burgosur është arratisur mesditën e sotme nga furgoni i policisë teksa po transportohej nga qendra e paraburgimit të Kamzës drejt burgut të Fushë-Krujës, pasi ishte i dënuar me 18 vite burg për veprat vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe arëmbajtje pa leje.
Mësohet se personi i arratisur është Nirgen Ymeri 22 vjeç, ndërsa menjëherë pas ngjarjes Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet duke ndaluar togën e shoqërimit. Struktura e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje, duke ngritur postblloqe për kapjen e të arratisurit Ymeri.
22 vjeçari u arrestua më 5 shtator të këtij viti pasi ishte i dënuar më parë me 18 vite burg për tentativë vrasje me dashje dhe armëmbajtje penale. Gjithashtu gjatë momentit të arrestimit, Ymerit, i është gjetur një dokument identifikimi (patentë) e falsifikuar.
A1Report ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit të personit të arratisur, ku ai është dënuar me 18 vite burgim për vrasje me dashje të mbetur në tentative dhe armëmbajtie pa leje.
Kështu rezulton se Ymeri më datë 8 qershor të 2013-s ka tentuar të vrasë në rrugën ‘Hamdi Pepa’ në kryeqytet, shtetasin me iniciale D.Xh, ku sipas policisë gjithcka ka nisur për motive të dobëta.
Ende nuk është bërë e mundur nga hetimet mënyra se si është arratisur i riu, teksa dyshohet se shkak për ngjarjen të jetë bërë një veprim i gabuar i togës së shoqërimit por policia nuk përjashton dhe shkaqet e një ndihme të dhënë nga Nirgen Ymerit prej ndonjë efektivi nga toga e shoqërimit.
Add new comment