Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë, pranga 30-vjeçarit. Shiste barna pa faturë.

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:10

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar nga Tirana pasi tregtonte barna farmaceutike pa faturë tatimore. Gjithashtu mësohet se për t’i shpëtuar kontrolleve ai përdorte një dokument si punonjës i Gardës së Republikës, një Distinktiv Policisë Kriminale, një tabelë dore të Policisë Rendit dhe një Radio.
 
30-vjeçari Ergest Brahimi është arrestuar nga efektivët e Sektorit Kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë së Policisë në Lezhë.
 

50 mijë lekë në këmbim të favorit, pranga kreut të Përmbarimit Vlorë

Postuar në 20 Shtator, 2014 11:09

Drejtoresha e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë dhe një avokate kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi. Në kuadër të operacioni të koduar “Përmbaruesi”, policia e Vlorës arrestoi në flagrancë për “korrupsion pasiv” kreun e Zyrës së Përmbarimit, Algerta Fejzulla 28 vjeç, ndërsa avokatja Dhurata Sulaj, 46 vjeç, u arrestua për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.
 

Peshkopi/ Përplasen dy automjete në Maqallarë, mbeten 4 të plagosur

Postuar në 20 Shtator, 2014 09:25

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik pasditen e së shtunës në aksin Peshkopi-Maqallarë. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në këtë aks rrugor për shkaqe që ende nuk dihen. Automjetet e përplasur mbajnë targa AA243CV dhe BI 505 IV . Të plagosurit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Peshkopisë. policia ndodhet në vendin e ngjarjes dehe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë, vazhdon monitorimi i policisë. Asgjesohen 2 parcela me kanabis.

Postuar në 20 Shtator, 2014 08:13

Efektivët e komisariatit të Policisë Vlorë kanë zbuluar dhe asgjesuar rreth 100 bimë narkotike, të lllojit kanabis sativa. Ndërsa raportohet se në total, për periudhën Qershor-Shtator të këtij viti, Policia e Qarkurt Vlorë ka asgjesuar në total 41.407 rrënjë.
 
100 rrënjët e asgjeuara ditën e sotme janë zbuluar në fshatin Lubonjë, të mbjella në dy parcela të ndryshme në një tokë me pronësi publike. Bimët narkotike, që kishin arritur një lartësi prej gati 2 metrash, u asgjesuan me djegie.
 

Pranga 2 të rinjve, kultivuan 1500 rrënjë kanabis në Shëngjergj

Postuar në 20 Shtator, 2014 08:02

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin kultivuar rreth 1500 bimë lëndë narkotike në komunën Shëngjergj në Tiranë.
 
Forcat e komisariatit numër 4 vunë në pranga Indrit Nelën , 22 vjec nga fshati Parpunj dhe Alban Hoxhën 24 vjec nga fshati Fag.
 
Kanabisi ishte mbjellë në 5 parcela të kësaj komune, në një zonë të pyllëzuar.

Fier, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit.

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:30

Një rrjet prostitucioni është goditur nga Policia e Fierit, duke u finalizuar me arrestimin e gjashtë personave dhe ndjekjen në gjendje të lirë të dy të tjerëve.
 
Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së qytetit të Fierit, në operacionin e koduar “Private”, arrestuan në flagrancë tutorin Haxhi Lataj, banues në Fieri. Lataj e kishte kthyer apartamentin e tij në bazë prostitucioni ku shfrytëzonte një 47-vjeçare me incialet F.H, gjithashtu e vënë në pranga nga Policia.
 

Vizita e Papës, 15 ambulanca e dhjetëra mjekë në gadishmëri

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:26

E nesërmja do të jetë një ditë e ngarkuar edhe për stafin mjekësor të Tiranës. Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni i ngritur për ti dalë përpara çdo të papriture kanë marrë masa të mëdha ndërsa kanë organizuar dhe ngritur një mision special shëndetësor në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

“Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin ”Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në mënyrë që qytetarët të asistohen nga mjekët”, kanë bërë të ditur dje burime zyrtare nga qeveria shqiptare.

Cifti kurth biznesmenit, gruaja e joshte, i burgosuri i mori 70 mln lekë

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:22

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi në formën e presionin, shantazhit dhe kërcënimeve, u kanë marrë 70 milione lekë të vjetra një biznesmeni në Tiranë. Niko Smaqi, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 4 vite burg për akuzën e “vjedhjes me dhunë”, së bashku me gruan e tij Elinela Smaqi, ka drejtuar gjobëvënien që prej vitit 2010, duke i marrë në kohë dhe vende të ndryshme sasi të konsiderueshme parash biznesmenit, ku vetë herën e fundit i kanë marrë 17 milion lekë.

Tiranë. Një makinë përplas motorin, aksidentohet 27-vjeçari

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:07

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku për pasojë një person mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur teksa një automjet me targë TR3782R ka përplasur një motor me karro, ku dhe mbeti i plagosur Shpëtim Mehmeti, 27 vjeç. Ndërkohë, sipas informacioneve, bëhet e ditur se gjendja e 27-vjeçarit paraqitet jashtë rrezikut për jetën. 

Dy të rinj nga Shëngjergji në pranga, kultivuan 1500 rrënjë kanabis

Postuar në 20 Shtator, 2014 06:01

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin kultivuar rreth 1500 bimë lëndë narkotike në komunën Shëngjergj në Tiranë. Forcat e komisariatit numër 4 vunë në pranga Indrit Nelën , 22 vjeç nga fshati Parpunj dhe Alban Hoxhën 24 vjeç nga fshati Fag. Kanabisi ishte mbjellë në 5 parcela të kësaj komune, në një zonë të pyllëzuar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara