Vizita e Papës, 15 ambulanca e dhjetëra mjekë në gadishmëri

Postuar në 20 Shtator, 2014 07:26

E nesërmja do të jetë një ditë e ngarkuar edhe për stafin mjekësor të Tiranës. Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni i ngritur për ti dalë përpara çdo të papriture kanë marrë masa të mëdha ndërsa kanë organizuar dhe ngritur një mision special shëndetësor në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

“Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin ”Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në mënyrë që qytetarët të asistohen nga mjekët”, kanë bërë të ditur dje burime zyrtare nga qeveria shqiptare.

Kështu në disa zona do të ketë çadra me staf mjekësor të specializuar. Në dispozicion të çdo emergjence do të jenë 15 ambulanca, si dhe helikopter mjekësorë, që mund të përdoren për raste kur do të ketë bllokim të lëvizjes së autoambulancave. Gjithashtu do të ngrihen edhe dy qendra mjekësore të ndihmës së shpejtë. Këto do të jenë të vendosura në Pallatin e Kongreseve dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përveç këtyre, do të ketë edhe vullnetarë në pikat e ujit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të aktivitetit.

Gjithashtu vullnetarë me çanta uji do të lëvizin gjatë gjithë kohës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në bulevard dhe përreth tij do të vendosen 60 tualete të lëvizshme, me akses edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Vullnetarët, e vendosur përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do t’i identifikoni nga shenjat dalluese si bluza ku do të jenë të shkruara “Vullnetar” dhe karta identifikuese për secilin prej tyre. Çdo urgjencë do të jetë e shoqëruar edhe nga policia. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.